LAJMI I FUNDIT:

Intervistë: Lirim ”Lenny” Rufati, shqiptari i Amerikës që synon MMA-në (Foto)

Intervistë: Lirim ”Lenny” Rufati, shqiptari i Amerikës që synon MMA-në (Foto)

Një numër shqiptarësh kanë arritur suksese të mëdhaja në sporte të ndryshme luftarake, si në boks, Luan Krasqini, Haxhi Krasniqi, Vëllezërit Seferi, pastaj Enver Idrizi në karate, për të mos harruar edhe aktorin shqiptarë Pjetër Malota. Në këtë listë sportistësh mund të futen edhe të tjerë të kik boksit dhe arteve të përziera luftarake, si Mirdi Limani, Vëllezërit Keta, Ilir Latifi, për të mos lënë anash edhe Besim Kabashin e ndjerë, Azem Maksutajn, Xhavit Bajramin.

Duke kërkuar ndjesë për ata që nuk përmenden, Telegrafi Maqedoni zgjodhi që kësaj rradhe të shkruaj për Lirimin “e Bogovinës së Tetovës”, Lirim Lenny Rufati, që garon në artet e përziera luftarake në SHBA.

Për ta parë nga afër dhe për të ndërruar disa fjalë me të, e për të mësuar më shumë për këtë sportist, gazetari ynë i bëri një vizitë Lirimit në palestrën e shkollës sportive Method MMA në Forest Hill, Meryland.


Me shqiponjën dykrenare dhe flamurin amerikan, si edhe me kujtimin për nënën e tij tashmë të ndjerë, të gjitha këto të bëra tatuazh, përfshi hënën dhe yllin, me të cilën shfaq edhe besimin e tij në Zot, në të cilin mbështetet çdo herë, e gjejmë Lirimin të përgatitur për seancën e rradhës të ushtrimeve. Ai flet shqip – tetovarçe – edhe pse është i lindur në Amerikë, diçka e mrekullueshme, kur të kihet parasysh fakti se shumë të rinj shqiptarë çalojnë shumë me gjuhën shqipe, si rezultat i emigrimit.

Me kënaqësinë më të madhe, Lenny, ashtu siç e njohin në Amerikë, flet për Telegrafi Maqedoni, shpalos detaje të jetës së tij sportive, fillimet në sportin e arteve të përziera luftarake, pozitën e tanishme dhe synimet për të ardhmen.

TM: Tregoni se si vendosët që të merreni me këtë sport, i cili konsiderohet mjaft i rrezikshëm.
Lirim Rufati: Një ditë pata problem në rrugë dhe u desht që të rrihem me ca djem pasi që duhej të vetëmbrohesha. Pas këtij rasti vendosa që të flas me një sportis të arteve luftarake për të kuptuar nëse kam aftësi për t’u bërë një sportist i kësaj kategorie. Shkova te një shkollë sportive dhe kërkova që të futem në kafazin tetëkëndorë në dyluftim me një profesionist të shkollës për të testuar veten. Paraprakisht nënshkrova dokument mjekësor dhe zyrtar për përgjegjësi personale në atë se çfarë mund të më ndodhë në këtë dyluftim. Më duhet ta pranoj se u munda keq pasi që kundërshtari im ishte profesionist i arteve të përziera luftarake, mirëpo më pëlqeu dyluftimi. U ktheva sërish në palestër dhe fillova këtë sport për të mos e ndërprerë kurrë.

TM: Na thoni diçka për veten tuaj dhe kur e keni patur debutimin tuaj zyrtar në artet e përziera ushtarake.
Lirim Rufati: Kam lindur në Amerikë, prindërit i kam nga Bogovina e Tetovës dhe Ulqini. Kam qenë i pari i familjes që kam hy në fakultet, por për pak nuk e kam përfunduar shkallën master në kriminalistikë. Më 22 tetor, 2016, e kam patur ndeshjen e parë zyrtare në nivelin amator, pasi që ende jam në këtë shkallë. Ndeshjen e parë e kam patur një vit pasi që kam filluar trajnimet. Dëshiroj që t’i arrijë dhjetë ndeshje në kategorinë amatore, që të bëj përvojë, e më pastaj do të kaloj në ndeshjet profesionale.

TM: Çfarë rezultatesh keni arritur deri tani?
Lirim Rufati: Kam gjashtë fitore rradhazi dhe kam dalë në dyluftim thuajse çdo muaj, diçka që nuk e ka bërë dikush tjetër dhe jam në pesë më të mirët nga mbi 400 që numëron lista amatore. Gjatë dyluftimeve kam arritur që të mbrohem mirë dhe të mos pësoj lëndime të rënda. Kjo më ka ndihmuar që të ndeshem gjashtë herë brenda 10 muajve, dhe jam në përgatitje të ndeshjes së shtatë, tani në shtator, që besoj se do ta fitoj bindshëm.

TM: Çfarë bën Lirimi jashtë jetës sportive?
Lirim Rufati: Përveç sportit, unë kam edhe punën time të menaxherit në restoran. Pra, kur jam në sallën e sportit, unë përqëndrohem te sporti, kur jam në restorant, atëherë përqëndrohem te menaxhimi sa më i mirë i punës që bëj.

TM: Çfarë bën Lirimi kur futet në kafazin tetëkëndorë?
Lirim Rufati: Kur futem në kafaz për t’u ndeshur me kundërshtarin, nuk mendoj asgjë tjetër përpos mënyrës se si ta mund dhe nuk kursej aspak energji në arritjen e qëllimit tim. Jam shumë agresiv në përballje dhe mendoj se kështu duhet të jetë në dyluftim sportisti i arteve të përziera luftarake. Sapo të dëgjoj gongun, unë hidhem në sulm dhe nuk mendoj asgjë tjetër përpos sulm, sulm dhe vetëm sulm, deri sa ta mposhti kundërshtarin tim. Më ndihmon shumë besimi në Zot, vendosmëria, forca që kam dhe shpejtësia e veprimit për të arritur fitoren.

TM: Çfarë ndikimi ka ky sport në jetën jashtë palestrës dhe kafazit të dyluftimit?
Lirim Rufati: Forcën time, agresivitetin tim që e shfaqi në dyluftim nuk e shfaqi edhe në jetën e përditshme. Sporti ka arritur që të më ndihmojë që ta kemë vetem time në kontrollë dhe t’i anashkaloj rastet e zënkave ku mund të ndodhë që të përfshihem. Sporti më ka ndihmuar që ta kontrolloj veten time në aspekt mendor dhe emocional, të mos reagoj në situata që mund të më çojnë në ndonjë përballje të papritur jashtë sferës sportive.

TM: Cila është cilësia jote më e fuqishme në këtë sport?
Lirim Rufati: Arma ime e fortë është goditja me dorën e majtë, edhe pse para kundërshtarit tim qëndroj në anën e djathtë, pra ai i pret goditjet e mia me krahun e djathtë, por unë kam goditjet më të fuqishme me të majtën dhe kjo më ndihmon që kundërshtari të mos arrijë t’i parasheh goditjet e mia drejt tij. Me këtë dëshiroj të them që unë jam mëngjarash. Babai im nuk e ka dashur këtë fakt te unë dhe si fëmijë më ka lidhur dorën e majtë, duke dashur të më mësojë t’i bëj gjërat me dorën e djathtë. Mirëpo, kjo më ndihmon shumë në sport, pasi që goditjet i bëj fuqishëm me të dy duart, megjithëse e majta është fatale.

TM: Po Method MMA? Kështu thatë se quhet shkolla e juaj sportive.
Lirim Rufati: Shkolla ku unë trajnoj është mjaft cilësore. Unë bashkëpunoj me një ekip mjaft të disciplinuar, të talentuar dhe të mençur. Kjo e bën këtë shkollë të veçantë, pasi që në sport disciplina dhe puna serioze sjell rezultatet e dëshiruara, suksesin e synuar. Ekipi im është mjaft i durueshëm me mua, pasi që jam pak nxënës i ngadalshëm, megjithatë ne kemi arritur të kemi një bashkëpunim mjaft cilësorë, bashkëpunim që ka rezultuar me gjashtë fitore rradhazi. Vlerësoj lartë Edwin Abney, udhëheqës i kësaj shkolle dhe trajnerim tim personal, Edwin Cihlar pa të cilët nuk do të kisha arritur këtu ku jam.

TM: Sa është i vështirë sporti i arteve të përziera luftarake?
Lirim Rufati: Që të merresh me këtë sport atëherë duhet fillimisht ta duash, dhe jo të tentosh me zor që të futesh në këtë sport, sepse kjo do të sjell gjëra të pakëndshme. Unë lëndohem shpesh, por duhet që të jeshë moralisht dhe mentalisht i gatshëm që të përballosh këtë sport.

TM: Çfarë mendon për të ardhmen tënde?
Lirim Rufati: Synimet e mia për të ardhmen janë që të vazhdoj me këtë sport dhe të arrij rezultate sa më pozitive, duke kaluar në shkallën profesionale të arteve të përziera luftarake.

Në botë ka shumë të tjerë si Lirimi, të cilët korrin suksese të ndryshme në drejtime të ndryshme sportive, por edhe në sfera tjera. Telegrafi Maqedoni do të mundohet që t’u sjellë edhe emra të tjerë të cilët nuk i njohim, por që diku arrijnë suksese, na përfaqësojnë me denjësisht dhe me krenari./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Kalo në kategori