LAJMI I FUNDIT:

FSHF ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurinë e Kombëtares së Shqipërisë gjatë aventurës në Maqedoni

FSHF ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurinë e Kombëtares së Shqipërisë gjatë aventurës në Maqedoni

Frika nga incidentet e natyrës nacionaliste gjatë udhëtimit në Maqedoni me autobus, ka detyruar FSHF-në të marrë masa pa precedent për kuqezinjtë.

Skuadra është nisur në drekë drejt Shkupit dhe si asnjëherë më parë, bashkë me të kanë udhëtuar drejt Maqedonisë edhe forca të një kompanie sigurie private të kontraktuar nga FSHF, të cilët do të shoqërojnë kudo lojtarët në shtetin fqinj.

“Është një autokolonë me forca policie që na shoqëron, por edhe një furgon me forca të sigurisë private, që do ta shoqërojnë skuadrën si në rezidencën në Shkup, ashtu edhe në Strumicë”, tregoi për SuperSport, shefi i sektorit të marrëdhënieve me publikun në FSHF, Gerti Çarçani.


Ai konfirmoi njëkohësisht se ekipi do të kalonte natën në një rezidencë në Shkup, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të vazhdonte udhëtimin po me autobus drejt Strumicës.

“Skuadra do të akomodohet në Shkup. Do të pushojë sot dhe mëngjesin e së hënës do të udhëtojë drejt Strumicës. Parashikohet një udhëtim i gjatë, ku ekipi do të shoqërohet gjatë gjithë kohës nga forcat e policisë, fillimisht deri në pikën kufitare dhe më pas nga forcat maqedonase deri në Shkup. Gjithçka është e qetë, gjithçka është normale”, tha Çarçani

Në trend Sport

Më shumë
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

La Liga
“Jam shqiptar, luaj në Malajzi” - futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua

“Jam shqiptar, luaj në Malajzi” - futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua

Boks
E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

La Liga
I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

Bundesliga
Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

La Liga

"Person special në jetën time" - Guardiolas po i largohet 'krahu i djathtë' nga Man City

Premier League
Kalo në kategori