LAJMI I FUNDIT:

Dhunë dhe terror ndaj myslimanëve në Birmani

Dhunë dhe terror ndaj myslimanëve në Birmani

Qeverisë së Birmanisë i jep tonin një nobeliste e Paqes, por në veriun e vendit ka shpërthyer dhuna. Pas sulmit ndaj një posti ushtarak, forcat e ushtrisë po kundërpërgjigjen ashpër. 2600 fshatra janë djegur.

Për qeverinë e Birmanisë dhe nobelisten e Paqes, Aung San Suu Kyi, situata është e qartë: militantët myslimanë të etnisë Rohingyas po djegin fshatrat në landin verior, Rakhine, pas sulmeve ndaj pikave ushtarake. Por, pjesëtarët e pakicës myslimane në Birmaninë budiste rrëfejnë një tjetër histori, njofton agjencia e lajmeve, dpa.

Sipas tyre, ushtarët, rojet e kufirit dhe banorët budistë të Rakhines po u vënë zjarrin shtëpive dhe qëllojnë ndaj tyre. Brenda një jave kanë humbur jetën 400 vetë, bëri të ditur ushtria. Që nga 25 gushti kanë marrë arratinë 58,600 pjesëtarë të pakicës myslimane, Rohingya, në Bangladeshin fqinj, bëjnë të ditur Kombet e Bashkuara. 2600 shtëpi janë djegur.


Dhuna aktuale është më e rënda nga trazirat e vitit 2012.

“Nuk e dimë se kur do të vdesim”, thotë Hla Tun, një banor mysliman në telefon, që endet nga fshati në fshat.

“Mendoj se është një katastrofë absolute”, thotë Chris Lewa nga organizata humanitare, Arakan, që vëzhgon prej kohësh situatën në këtë vend dhe e di diskriminimin që iu bëhet Rohingyave. “Besoj se ata do t’i djegin të gjithë fshatrat, njëri pas tjetrit”-

Sipas qeverisë, për vënien e zjarrit bëhet përgjegjëse organizata Arsa, që sulmoi në tetor 2016 një qendër policie. Arsa kërkon “Shtet Islamik” në veriun ku banon pakica Rohingya, tha këshilltari i sigurisë kombëtare para diplomatëve,Thauung Tun. Por, Arsa argumenton se ajo kërkon rivendosjen e të drejtave të myslimanëve dhe i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë. Gjendja në vend është e paqartë.

Rohingyat janë parë prej kohësh në Birmaninë e dikurshme si imigrantë ilegalë nga Bangladeshi dhe jo si vendas, edhe kur ata jetojnë prej disa gjeneratash në këtë vend. Rreth një milionë prej tyre jetojnë në Rakhine, por nuk mund të lëvizin të lirë dhe nuk kanë të drejtë shkollimi. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori