LAJMI I FUNDIT:

Mbappe zgjedh numrin e fanellës te PSG (Foto)

Mbappe zgjedh numrin e fanellës te PSG (Foto)

Talenti i madh francez, Kylian Mbappe ka zgjedhur më në fund numrin që do ta bart te skuadra e tij e re, Paris Saint-Germain.

Mbappe u transferua tek gjiganti francez nga Monaco në orët e fundit të afatit kalimtar.

Marrëveshja thuhet se u arrit për një huazim një vjeçar me detyrim blerje prej 180 milionë eurove dhe një zgjatje të kontratës për katër vite.


Ardhja e tij në ‘Parc des Princes’ u prit me bujë të madhe pas asaj ta Neymarit nga Barcelona dhe gjithë tifozët parisien ishin kuriozë të mësojnë numrin e fanellës së tij.

Fanella e Mbappes tek PSG

Më në fund Mbappe edhe ka zgjedhur numrin dhe ai është 29, numër ky që e mbajti në sezonin e tij të parë te Monaco.

Pas zbulimit të numrin të fanellës, shumë tifozë i janë mësyrë dyqaneve zyrtare të PSG-së për ta blerë një fanellë me emrin dhe numrin e tij. /Telegrafi/