LAJMI I FUNDIT:

Pas dy orëve të mundimshme, dorëzohet peshku ton – me peshë dhe përmasa gjigante (Foto)

Pas dy orëve të mundimshme, dorëzohet peshku ton – me peshë dhe përmasa gjigante (Foto)

Andrew Alson që po peshkonte në brigjet e Celtic Deep të Walesit, ka kapur tonin e rëndë 228 kilogramë, pas dy orësh tërheqjeje.

Peshkatari 49-vjeçar, së bashku me pesë anëtarë të ekuipazhit, kanë pasur shumë vështirësi derisa e ka nxjerr 2.3 metra të gjatë, transmeton Telegrafi.

Peshku me përmasa të mëdha

Me të rënë në grep, gjallesa që peshon tri herë më shumë se peshkatari, e ka tërhequr barkën mbi katër kilometra, derisa peshkatarët ia dolën ta kapin si duhet.


Me përmasa gjigante, ky besohet të jetë peshku më i madh që është kapur ndonjëherë në bregdetin e Walesit. /Telegrafi/