Opozita do të mbajë drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Avokatit të Popullit. Ministrat teknikë u dorëhoqën, por një gjë e tillë nuk do të pasohet nga kreu i KQZ-së, Klement Zguri dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.
Ata do të qëndrojnë në detyrë deri në fund të mandatit të tyre. Ky vendim është pjesë e marrëveshjes së 18 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.
Një gjë të tillë e konfirmon për “Gazetën Shqiptare” sekretari organizativ i PD-së, Enno Bozdo sipas të cilit zgjedhja e Zgurit dhe e Ballancës është bërë mbi bazën e marrëveshjes dypalëshe PS-PD dhe në zbatim të procedurës ligjore. Zyrtari i lartë i PD-së shpreson që Rama t’i përmbahet marrëveshjes së bërë me z.Basha.
“Kreu i KQZ-së dhe Avokati i Popullit janë zgjedhur në respektim të normave dhe procedurës ligjore. Pra, procesi i zgjedhjes ka qenë më se i rregullt, në respekt të ligjit dhe Kushtetutës. A do ta respektojë këtë vullnet Edi Rama edhe më tej? Në maj u zotua se do ta respektojë, por ai i ha lehtësisht fjalët e tij, pa e zënë meraku aspak. Por nuk e di çfarë do të ndodhë? Koha do ta tregojë!”, shprehet z.Bozdo.
Me datën 22 maj, Kuvendi, në seancën e jashtëzakonshme zgjodhi me shumicë votash kryetarin e ri të KQZ, Klement Zgurin dhe Avokatin e ri të Popullit, Erinda Ballanca.
Zguri u propozua nga Partia Demokratike për të qenë në krye të institucionit që merret me menaxhimin e zgjedhjeve, në bazë të marrëveshjes politike mes Ramës dhe Bashës. Klement Zguri pasoi në këtë detyrë Denar Bibën, i cili u emërua nënkryetar i KQZ-së.
Paraditen e 17 gushtit, në protokollin e kryeministrisë u dorëzuan dorëheqjet e 6 ministrave dhe zv/kryeministres teknike të firmosura një ditë më parë nga vetë ata. Karrigen e tyre duket se do të mbeten bosh deri në formimin e qeverisë së re, kur kompetencat e tyre do të ushtrohen nga zv/ministrat, ndërkohë që me datën 27 gusht kryeministri Edi Rama prezantoi kabinetin e ri qeveritar para Asamblesë Kombëtare të PS-së. Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi datën 9 shtator për mbledhjen e seancës së parë të parlamentit të ri. Ditë në të cilën do të kalojë edhe qeveria “Rama 2”.
Në bazë të dokumentit që prodhoi marrëveshja e 18 majit, ministrat teknikë duhet të qëndronin në detyrë vetëm për të monitoruar procesin zgjedhor. Por pavarësisht humbjes në zgjedhje të demokrateve dhe përfundimit të “kontratës” së bashkëqeverisjes ministrat teknike të Lulzim Bashës qëndruan në poltronat ministrore për 3 muaj me argumentin se ishin duke përpiluar raportin për ecurinë e procesit të zgjedhjeve të 25 qershorit. Situata paradoksale kur vendin e bashkëqeverisnin 3 parti, 2 prej të cilave kaluan në opozitë pas zgjedhjeve u kontestua nga shumë zëra brenda të djathtës, por dhe vetë Partisë Demokratike.
Ndërkohë dorëheqjet e ministrave teknikë nuk do të pasohen nga 4 ministrat e LSI, pasi burime brenda kësaj partie bëjnë me dije se qëndrimi i përfaqësueseve të saj në qeveri është një akt burokratik deri në betimin e qeverisë së re, ndaj nuk do të ndërmarrin aktin formal të dorëheqjes. Ajo çka pritet të shihet në shtator kur do të nisë dhe sezoni i ri politik, është zbatimi ose jo i paktit mes Ramës dhe Bashës për ndërhyrje në kushtetutë dhe në kodin elektoral. /Gsh
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës