LAJMI I FUNDIT:

Kotzias nuk i ‘shpëtoi’ edhe protestës së pensionistëve (Video)

Kotzias nuk i ‘shpëtoi’ edhe protestës së pensionistëve (Video)

Edhe pse zyrtarisht askush nuk informoi se po bisedohet për mundësinë e ndryshimit të emrit, disa protestues nuk e mirëpritën ministrin e jashtëm grek, Nikos Kotzias. Të udhëhequr nga Kongresi Botëror Maqedonas i Todor Petrovit, me parulla në duar, dhe me flamuj me diellin e Verginës, porositën qeverinë e re, se nuk dëshirojnë ndryshim të emrit me asnjë kusht.

Derisa ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov me padurim e priti takimin me homologun grek, Nikos Kocijas, një grup qytetarësh, kryesisht pensionist, nuk ishin edhe aq të gëzuar me vizitën e tij.

Me parulla kundër Bashkimit Evropian, dhe me flamuj me simbolin e Diellit të Verginës rreth 57 persona protestuan para Ministrisë së Punëve të Jashtme, kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë, edhe pse zyrtarisht, askush nuk konfirmoi se është folur për ndryshimin e emrit, raporton TV 21.


Për protestuesit nuk ishin të mirëpritur as gazetarët. E në këtë protestë, nuk munguan as thirrjet kundër kryeministrit, Zoran Zaev dhe lëvdatat për qeverinë e kaluar të OBRM-PDUKM-së.

E organizatori i kësaj proteste, edhe pse i përkrahur nga më pak se 60 persona, foli në emër të gjithë maqedonasve.

“Ne maqedonasit, nuk duam të jemi pjesë e Unionit Evropian dhe NATO-së për shkak të anti-makedonizmit të Greqisë dhe Bullgarisë, gjenocidit bullgar dhe grek ndaj popullit maqedonas, kërkesës nacio-fashistike të Greqisë për ndryshimin e emrit të shtetit Maqedoni, dhe kërkesës nacio-fashiste të Bullgarisë për ndryshim të gjuhës, kulturës dhe historisë së popullit maqedonas”, u shpreh Todor Petrov, Kongresi Botëror Maqedonas.

Pasi lexoi fjalimin, kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, hapi rrugën që ata më të vjetrit dhe pensionistët të dalin në radhë të parë, e ai doli prapa, nën hije.

Të dy delegacionet ishin të kujdesshëm që mos të provokojnë reagime nga të dyja palët. Përveç deklaratave të kujdesshme, asnjëra prej veturave zyrtare që transportonin delegacionin grek, nuk kishte të vendosur flamur të Maqedonisë, e as të Greqisë. Ministri Kocijas ishte në Shkup edhe para 1 viti, kur në pushtet ishte OBRM-PDUKM, dhe kur u prit nga ministri i atëhershëm, Nikolla Popovski, por atë kohë, askush nuk protestonte për ardhjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori