LAJMI I FUNDIT:

Ish-burri që vrau gjyqtaren: Ajo nuk i linte fëmijët të më takojnë

Ish-burri që vrau gjyqtaren: Ajo nuk i linte fëmijët të më takojnë

Fadil Kasemi ka dhënë dëshminë e tij të parë në polici në lidhje me vrasjen e ish-gruas, Fildes Hafizi, gjyqtare në Shkodër.

Ai ka thënë në polici se është penduar për vrasjen e ish-gruas por ka shtuar se gjithçka ka ndodhur në kushtet e tronditjes psikologjike.

Ish-bashkëshorti e vret gjyqtaren në Tiranë
Lexo po ashtu Ish-bashkëshorti e vret gjyqtaren në Tiranë

Burri ka thënë se ka pasur një debat me gruan ditën e sotme para se ta qëllonte me armë për çështjen e fëmijëve.


“G.SH” mëson se autori ka thënë në polici se ish-gruaja nuk e lejonte të takohej me dy fëmijët pas divorcit.

Po ashtu, edhe pas arrestimit të tij në 2015 pasi kërcënoi gruan me armë në plazh, Fadik Kasemi ka thënë se gruaja nuk i lejoi fëmijët të shkonin ta takonin në burg.