Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq tha se janë pajtuar që të intensifikohen takimet ndërmjet tyre dhe ato të jenë më substanciale.
Thaçi para gazetarëve tha se takimi me Vuçiqin ka qenë një takim korrekt dhe kanë diskutuar për hapat e mëtejmë për fillimin e një faze të re të dialogut Kosovë-Serbi me qëllim të normalizimit të raporteve dhe pajtimit.
“Edhe Kosova, edhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje përfundimtare që i hapë dy vendeve perspektivë evropiane”, tha Thaçi, duke njoftuar po ashtu se sistemi i drejtësisë kosovare do të funksionalizohet në tërë territorin sipas Kushtetutës së Kosovës dhe siç tha ai, kjo e arritur do të përmbyllet deri më 17 tetor.
Thaçi tha se vetëm dialogu, pajtimi dhe integrimi është rruga e vetme e së ardhmes dhe se do të punojnë në këtë frymë që të arrihen marrëveshje.
“Ne jemi dy shtete të pavarur dhe sovrane, jemi fqinjë, kemi nevojë për komunikim dhe marrëveshje përmbyllëse prandaj kjo fazë e re e dialogut është e nevojshme të fillojë sa më shpejt dhe të kryhet sa më shpejt… të jetë një marrëveshje e standardeve evropiane”, u shpreh presidenti.
Ai tha se do të diskutojnë për çështje që kanë mbetur ende të hapura dhe t’i japin fund armiqësisë shekullore.
“Marrëveshja për paqe Kosovë-Serbi nënkupton paqe dhe stabilitet për rajonin”, tha më tej Thaçi.
Ai shprehu besimin se në të ardhmen e afërt do të themelohen institucionet, qeveria dhe konstituohet Kuvendi në mënyrë që siç tha ai sa më konsesuale përmes ekipit të unitetit Kosova të përfaqësohet në Bruksel.
I pyetur rreth debateve në Beograd për ndarje të Kosovës, Thaçi tha se nuk i komenton zhvillimet atje, por sipas tij, çdo zgjidhje përfundimtare do të jetë plotësisht në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
“Kosova është vend sovran dhe i pavarur, me territorin e vet dhe kjo është e panegociueshme”, tha presidenti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj