LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Thaçi po kërkon rreshtim para kërkesave të Vuçiqit

Ymeri: Thaçi po kërkon rreshtim para kërkesave të Vuçiqit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Visar Ymeri, paralajmërimin e shefit të shtetit, Hashim Thaçi, për formimin e një Grupi të Unitetit për dialogun me Serbinë, e ka cilësuar si bashkim për tu rreshtuar para kërkesave të Vuçiqit.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se vërtet është gjë e mirë bashkimi, por përpara kësaj duhet të shohim se cili është projekti rreth të cilit po bashkohemi.

“Bashkim për t’u rreshtuar para kërkesave të Vuçiqit?! Jo faleminderit! Bashkim për të diskutuar modalitetet e ndarjes së brendshme?! Jo faleminderit!”, ka shkruar ndër tjerash Ymeri.


Postimi i plotë i tij në Facebook:

Hashim Thaçi paska paralajmëruar formimin e një Grupi të Unitetit për dialogun me Serbinë. A thua ku është nisur?! Siç duket, Thaçi nuk ka marrë lajme tash 3 muaj. Le t’i tregojë dikush se ky dialog që prodhoi “Zajednicën” ka marrë një refuzim masiv popullor.

Politika e strucit nuk ndihmon në trajtimin e situatës. Sa më thellë koka në rërë, aq më të vështirë do ta ketë kundrimin e realitetit jashtë. Pas këtij rezultati zgjedhor, askush nuk mund të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Metodat e përdorimit të termave që perceptohen si shenjues pozitivë nuk mund ta maskojnë më procesin e dëmshëm.

Vërtet është gjë e mirë bashkimi, por përpara kësaj duhet të shohim se cili është projekti rreth të cilit po bashkohemi. Bashkim për t’u rreshtuar para kërkesave të Vuçiqit?! Jo faleminderit! Bashkim për të diskutuar modalitetet e ndarjes së brendshme?! Jo faleminderit!

Dialogu duhet ridefinuar nga e para. Ai duhet të ndryshojë në premisa, dhe jo thjesht në përbërje. Ajo që ka ndodhur deri tash duhet të hetohet nga Kuvendi dhe të zbardhen të gjitha prapaskenat e këtij dialogu që na ka sjellur deri këtu. Secili dialog eventual në të ardhmen duhet të bazohet mbi parimin e barazisë e reciprocitetit midis palëve, si parime që definojnë fqinjësinë e mirë.

Dialogu kërkon koncensus shoqëror. Por Thaçi as nuk e ka kredibilitetin e as përgatitjen politike e intelektuale për një gjë të tillë. Ai është përgjegjësi kryesor prapa Zajednicës, dhe nënshtrimit të gjithëmbarshëm politik karshi interesave të Serbisë. Ai personifikon të kundërtën e vullnetit të qytetarëve të shprehur me votë më 11 qershor.

Sot është 30 gushti, Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve. Ndërkohë që Thaçi vërtitet për ta vazhduar avazin e vjetër të dialogut me Serbinë, 1685 persona figurojnë ende të zhdukur… /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori