LAJMI I FUNDIT:

Latifi: Jam gati të luaj, Pannuci ka ndryshuar shumë gjëra

Latifi: Jam gati të luaj, Pannuci ka ndryshuar shumë gjëra

Liridon Latifi ka pak ditë që ka lënë Skënderbeun dhe kampionatin shqiptar për t’u transferuar në Hungari.

Ai ka disa kohë që është pjesë e kombëtares kuqezi, me të cilën ka provuar të luajë në rolin e zëvendësuesit.


“Jam gati për kombëtaren. Normalisht, çdo sekondë të karrierës sime e kam menduar këtë gjë. Ajo që bëj synon të mirën time dhe t’i mbush mendjen trajnerit të kombëtares”.

“Shpresoj që Panucci të më japë ndonjë minutë. Kam qenë pikë referimi te Skënderbeu, por shpresoj që aftësitë e mia të kem mundësi t’i shpreh edhe në kombëtare”.

“Ka edhe të rinj në këtë grumbullim, çka është pozitive. E njohim njëri-tjetrin sepse kemi luajtur edhe në të kaluarën bashkë”.

“Përjashtimi i Çikalleshit? Nuk kam çfarë të them, unë jam futbollist, ndërsa vendimet i merr trajneri”.

“A ka ndryshime mes De Biasit dhe Panuccit? Mendoj se po, pasi çdo trajner ka filozofinë e vet. Panucci ka sjellë gjëra të reja këto dy ditë. Mendoj se është trajner i ri, i mirë, që do të ketë të ardhme. Për momentin nuk mund të them se çfarë janë këto të reja në stërvitje”.

“Përpara kemi dy ndeshje kualifikuese, që janë shumë të rëndësishme. Mendoj se e para, ndeshja me Lihtenshtejnin, që do të luhet të shtunën, duhet të jetë fokusi ynë. Çdo pikë të mundshme duhet ta marrim, nuk duhet të humbim asnjë rrugës”, ka thënë Latifi.

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori