Qeveria e RM-së: AIM të sjell strategji serioze dhe të jetë më e pavarur
Agjencia Informative e Maqedonisë – AIM të sjellë strategji serioze për rivitalizim të rrjetit të korrespondencës dhe për përforcim të shërbimeve nga të cilat realizon të ardhura si: lajme, informacionem, foto, rekomandon Qeveria e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Ekzistojnë vlerësime serioze se AIM mund të realizojë fitim shumë më të madh në baë të shërbimeve që i jep. Shpenzimet, ndërkaq, për rrjetin e korrespondentëve janë në dispozicion më të madh lidhur me atë që e marrim nga ajo”, theksuan nga pres shërbimi qeveritar.
Në seancën e mbrëmshme qeveritare, është konstatuar ulje e të ardhurave që i realizon agjencia e lajmeve dhe shpenzimeve disproporcionale në lidhje me korrespondencat, derisa në lidhje me Raportin për punë, nuk është pranuar vetëm pjesa nga Këshilli Drejtues sepse është konstatuar mënyrë e veçantë e llogaridhënies nga ana e AIM që në institucionet e tjera nuk është praktikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251