Ligji për Faljen e Borxheve do të jetë në fuqi deri më 31 gusht të këtij viti. Zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se nuk do të ketë afat shtesë për faljen e borxheve. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tash janë falur më shumë se 350 milionë euro borxhe.
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në afatin e fundit për aplikim për faljen e borxheve publike. Më datën 1 shtator 2017 do të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve Publike.
Procesi i deritashëm i afatit shtesë që është dhënë vlerësohet se ka sjellë efekte pozitive si për bizneset e palët përfituese, ashtu edhe për buxhetin e shtetit. Institucionet që kanë falur më së shumti borxhe gjatë periudhës 2000-2008 janë Korporata Energjetike e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, shkruan sot, gazeta Zëri.
“Procesi i faljes së borxheve në përgjithësi është duke ecur mirë me përjashtim të ndonjë rasti, i cili mund të cilësohet më i komplikuar dhe që kërkon më shumë sqarime për t’u zbatuar”, tha Muharrem Shahini, nga Ministria e Financave. “Duke u bazuar në raportet e institucioneve të përfshira në zbatim të Ligjit për Faljen e Borxheve, deri më tani janë afër 600 mijë raste të cilët kanë përfituar nga falja e borxheve nga institucionet e ndryshme shtetërore dhe nga ndërmarrjet publike”, shtoi ai.
Ministria e Financave u bënë thirrje të gjithë qytetarëve ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të përfituar nga falja e borxheve brenda afatit ligjor të përcaktuar sepse, sipas tyre, më nuk do të ketë afat shtesë. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi ligjore deri më 1 shtator të këtij viti sepse nuk do të ketë afat tjetër shtesë. Ligji për Faljen e Borxheve Publike do të jetë në fuqi deri më datë 1 shtator 2017″, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë