Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksandar Vuciç do të takohen të enjten në selinë e BE-së në Bruksel nën patronazhin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Pritet një ndryshim i përshpejtuar i formatit të bisedimeve, shkruan e përditshmja serbe “Danas”, transmeton zeri.info.
Siç njoftoi Delegacioni i BE-së në Serbi, ata do të shkëmbejnë mendime për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së arritur në korrik në lidhje me fillimin e përgatitjeve për një fazë të re të dialogut. “Përfaqësuesja e Lartë dhe të dy presidentët do të diskutojnë gjendjen e procesit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut”, thuhet në deklaratë.
Dusan Janjiç, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike, vlerëson për “Danas” se kjo do të jetë “një nga mbledhjet përgatitore për fazën e re të dialogut të Brukselit.
“Në disa takime të ardhshme do të përcaktohet forma dhe tema për negociata të mëtejshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Pritet që kjo fazë përgatitore të zgjat deri në fund të vitit 2017 ose në fillim të vitit të ardhshëm. Gjithashtu, pjesëmarrësit e takimit do të bëjnë një përmbledhje të asaj që është bërë dhe çfarë nuk është bërë, kur është fjala për marrëveshjet e arritura më parë. Ka shumë gjëra që nuk janë zbatuar, duke përfshirë edhe zgjidhjen e problemeve të tilla si komplikimet e paraqiturat në lidhje me numrin +381”, ka thënë ai.
Janjiç thotë se Federica Mogherini “ka të ngjarë të ngelet në suazat e protokollit, të organizatorit të takimeve”, por pritet që së shpejti në dialog të përfshihen edhe disa nga evropianët dhe ndoshta amerikanët, të cilët do të jenë në rolin “operativ” në fazat e ardhshme negociatave.
Sipas “Danas”, është “pothuajse e sigurt” se së shpejti do të ndryshohet formati i negociatave të Brukselit, në mënyrë që bisedimet në nivelin më të lartë politik në të ardhmen të zhvillohet nga presidentët, jo kryeministrat, siç ishte rasti në fazat e mëparshme, d.m.th Vuçiç dhe Thaçi do të takohen në selinë e BE-së. Gazeta në fjalë shton se, se për t’u zyrtarizuar një vendim i tillë është e nevojshme për të marrë “dritën jeshile” të Kuvendit të Kosovës, i cili ende nuk është formuar. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj