LAJMI I FUNDIT:

28-vjeçari i kthyer nga Greqia kërcënon me vetëvrasje

28-vjeçari i kthyer nga Greqia kërcënon me vetëvrasje

Prej disa orësh, një 28-vjeçar nga Luznia e Dibrës kërcënon me vetëvrasje, teksa qëndron në majë të skelave të një fabrike në Maminas të Durrësit.

Negociatoret e RENEA-s dhe dy vëllezërit e tij vazhdojnë të bisedojnë me të, por deri tani negociatat kanë rezultuar të pasuksesshme.

I riu quhet Klodian Hasa dhe është baba i dy fëmijëve. Sipas familjarëve dhe negociatorëve, Hasa ka probleme të shëndetit mendor dhe është i paqëndrueshëm në ato që thotë.


Ai sapo është kthyer nga Greqia ku ka shfaqur probleme të tilla dhe natën e kaluar është larguar nga banesa e disa familjarëve në Tiranë.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06.00 ka qenë roja e fabrikës që e ka diktuar dhe njoftuar policinë. Nga fjalët që thotë dyshohet se presioni i autoritetit të vëllait të madh në familje dhe menaxhimi i parave të fituara në emigracion prej tij mund të jenë faktorë që kanë ndikuar në çekuilibrimin psikik të 28-vjeçarit.

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Kalo në kategori