Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar asgjësimi i materialit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.
Materiali zgjedhor do të asgjësohet i tëri, pos atij materiali që do të shërbej si prova për prokurorinë dhe PZAP-in, si dhe një pjesë që nevojitet për trajnim.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila po e monitoronte fillimin e asgjësimit të materialit zgjedhor, theksoi se kjo është faza përfundimtare e zgjedhjeve të 11 qershorit.
“Ishim sot prezent këtu në QNR me rastin e shkatërrimit të materialit zgjedhor. Kjo është faza e fundit e zgjedhjeve të 11 qershorit të zgjedhjeve të vitit 2017, një obligim ligjor të cilin KQZ duhet ta përmbush. Sot do të shkatërrohet i gjithë materiali, përveç materialit i cili duhet të shërbejë si prova në rastet që do t’i ngrit prokuroria dhe PZAP-i dhe një pjesë e cila nevojitet për trajnim…Pjesë e hetimit është një listë që ka ardhur nga prokuroria e shtetit dhe PZAP-i, gjithashtu kutitë që janë rinumëruar do të shqyrtohen pastaj do të dërgohen për hetim të mëtejmë në prokuroritë kompetente. Tash për momentin nuk do të shkatërrohen, por KQZ-ja do të marrë vendim lidhur me këto kuti dhe do të dërgojmë në prokurori”, tha Daka.
Derisa, po asgjësohet materiali zgjedhor i zgjedhjeve të 11 qershorit, KQZ-ja është në fazën përfundimtare të organizimit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 22 tetor.
“Po përgatitjet për zgjedhjet lokale tashmë janë në fazën pothuajse përfundimtare. Të gjitha operacionet janë duke shkuar ashtu siç e kemi planifikuar, kemi kohë, këtë herë nuk jemi në afate të shkurta, jemi në zgjedhje të rregullta dhe çdo gjë është duke shkuar ashtu siç e kemi planifikuar”, theksoi ajo.
E pyetur nëse KQZ ka kapacitete për organizuar edhe zgjedhjet qendrore bashkë me ato lokale, Daka u shpreh se ata nuk kanë mundësi të zgjedhjes nëse duan apo jo, pasi u kërkohet duhet t’i organizojnë, ani pse nuk është njësoj sikur të organizohen një palë, sikur dy palë zgjedhje.
“Ajo është çështje që nuk ishte dashur të pyetet. KQZ-ja nuk ka mundësi të zgjedh a dëshiron të organizoj zgjedhje a jo, KQZ i organizon atëherë kur i kërkohet të organizohen zgjedhjet. Nëse kërkohet që të organizohen dy palë zgjedhje do t’i organizojmë…natyrisht se nuk është njëjtë si t’i organizosh dy palë zgjedhje, si një palë. Por ne do të bëjmë përpjekje ajo çka kërkohet sipas ligjit prej neve dhe sipas mundësive tona do t’i organizojmë”, shtoi Daka.
Ajo tha se deri në fund të muajit gusht do t’i certifikojnë partitë politike bashkë me listat me kandidatë për kryetar dhe asamblistë për zgjedhjet e 22 tetorit.
Ndërsa, ndërrimi i kandidatëve për kryetar të komunave ditëve të fundit, Daka tha se kanë pasur afat 5 ditë pas përfundimit të afatit për dorëzimin e listave që t’i ndërrojnë kandidatët qoftë për kryetar komunash, qoftë për kandidat për asamblistë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles