LAJMI I FUNDIT:

“Akuadukti i Shkupit”, ujësjellësi antik i vetmi në Maqedoni

“Akuadukti i Shkupit”, ujësjellësi antik i vetmi në Maqedoni

“Akuadukti i Shkupit” është i vendosur në fshatin Vizbeg në pjesën veriperëndimore të kryeqytetit të Maqedonisë, rreth 2.5 kilometra në rrugën për në Kaçanik. Akuadukti është pjesë e sistemit ujësjellës me gjatësi prej 10 deri 10.5 kilometra, mes fshatrave Gluovo dhe Brazda.

Ky është akuadukti i vetëm në Maqedoni dhe një ndër tre më të mëdhenjt dhe më të ruajturit në ish-Jugosllavinë së bashku me “Akuaduktin e Dioklecianit” afër Splitit në Kroaci dhe “Akuaduktin Bar” në Mal të Zi.


Çështja se kur ky sistem ujësjellësi është ndërtuar është e paqartë, njofton Telegrafi Maqedoni. Rreth kësaj ekzistojnë 3 teori

– gjatë sundimit romak (shek. e parë): bazuar në këtë teori akuadukti furnizoi me ujë Shkupin e atëhershëm (Scupi).

– gjatë sundimit të Perandorisë Bizantine (perandoria e Justinianit të parë): bazuar në këtë teori akuadukti ka furnizuar me ujë lagjen e atëherëshme “Justinian Prima”.

– gjatë sundimin të Perandorisë Osmane: sipas kësaj teorie akuadukti është ndërtuar në shekullin e XVI (16) për furnizimin me ujë të një numri të madh të hamameve publike turke.

Akuadukti në Shkup është përdorur deri në shekullin XVIII (18). Ndërsa rreth 386 metra dhe 55 harqe të kësaj strukture janë të ndërtuara prej guri dhe tullave.

Disa riparime të akuaduktit janë bërë në periudhën prej vitit 1884-1888 të cilat mund të vërehen në dimensionet e tullave të përdorura.

Në vitin 1905 në fundin jugor të akuaduktit në Shkup, është ndërtuar një fontanë e cila ka funksionuar deri në vitin 1914.

Ky sistem i ujësjellësit është një ndërtim i veçantë dhe që nuk duhet të lihet pa e vizituar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori