Mbrëmjen e djeshme në Kaliforni është mbajtur Video Music Awards një nga eventet më të rëndësishme në muzikën botërore. Në skenë janë ngjitur emrat të njohur të muzikës moderne duke dhënë kështu performanca që do të mbahen mend gjatë. 5 prej tyre janë konsideruar si shfaqjet më të mëdha të mbrëmjes.
Kendrick Lamar është konsideruar mbreti i kësaj mbrëmjeje pasi fitoi 6 çmime mes tyre më të rëndësishmin. “Humble” hiti i tij mori treofeun si “Videoja më e mirë e vitit”. Reperi ka performuar dy nga këngët e tij më të suksesshme, “DNA” dhe “Humble”. E gjitha skena ka shpërthyer në flakë shoqëruar nga efekte vizuale magjepsëse. Gjatë performancës, sfondi metalik pas tij u ndriçua me zjarr dhe një moment, një nga kërcimtarët po mbante në dorë një shpatë, e cila u përfshi nga flakët.
Pink ka marrë çmimin e “ Michael Jackson Video Vanguard” dhe ka performuar në skenë një kolazh të gjithë hiteve të saj në vite si “Get This Party Started,” “Just Give Me a Reason” duke e përmbyllur me projektin e publikuar së fundmi “What About Us”.
Katy Perry dhe Nicki Minaj kanë qenë dy nga këngëtaret që kanë pushtuar mbrëmjen. Fillimisht Perry u shfaq me një top basketbolli në duar, e ngjitur mbi kosh duke performuar kështu hiti e saj “Swish Swish” derisa papritur në një moment ka dalë Nicki Minaj. Efektet vizuale ishin të jashtëzakonshme aq sa i kanë lënë të gjithë të mahnitur.
DNCE dhe Rod Stewart rikthyen këngën hit të 1978, “Do Ya Think I’m Sexy”. E gjithë performanca ishte argëtuese dhe veshjet e këngëtarëve dhe performuesve ishin të veçanta.
Logic, Alessia Cara dhe Khalid dhanë një mesazh të fortë kundër vetvrasjes përmes këngës “1-800-273-8255” e cila e ka marrë titullin nga një numër emergjence. Gjithçka u bë akoma më kuptimplotë ku bashkë me këngëtarët në skenë u ngjitën dhe persona që i kishin mbijetuar një momenti të tillë dhe u solidarizuan duke veshur bluza të stampuara me numrin “1-800-273-8255” ./Blitz/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Gjesti largohet nga shtëpia për shkak të lëndimit - Egli shihet në lot
‘Martohen’ Jozi dhe Loredana në Big Brother VIP Albania 4
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet