LAJMI I FUNDIT:

Hidhet poshtë aktakuza ndaj Luan Dalipit

Hidhet poshtë aktakuza ndaj Luan Dalipit

Gjykata e Apelit e Kosovës ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj Luan Dalipit.

“Njoftojmë publikun se Gjykata e Apelit të Kosovës nxori aktvendimin e prerë me të cilin hedh poshtë si të pabazuar në tërësi dhe para fillimit të shqyrtimit kryesor gjyqësor aktakuzën e Prokurorisë Luan Dalipi, për supozimin “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Aktvendimi i Gjykatës së Apelit citon konstatimet e institucionit relevant të Bashkimit Evropian ‘OLAF’ se “hetimi nuk ka gjetur ndonjë provë ndaj MDA-së për parregullsi të cilat kanë ndikuar mbi interesat financiare apo interesat e Bashkimit Evropian, e që tregon se vet Bashkimi Evropian mjetet e të cilit janë dyshuar se janë keqpërdorur nuk e ndien veten të dëmtuar.” Këtë e kishte konstatuar edhe vetë OLAF qysh në korrik 2016”, thuhet në njoftim të gjykatës.


MDA dhe Dalipi mirëpresin këtë vendim të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Dalipi është një prej themeluesve të MDA-së, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Këshillit të Konsulentëve të Biznesit.

MDA ka një traditë të mirëfilltë pune 16 vjeçare, vazhdon të punësojë mbi 30 bashkëpunëtorë, të implementojë me profesionalizëm mbi 10 projekte në çdo kohë në Kosovë dhe rajon, dhe është taksapaguese substanciale e Republikës së Kosovës. Zt. Dalipi është vlerësuar me mirënjohje të lartë nga Departamenti Amerikan për Tregti për punën e tij në fuqizimin e tregut të lirë në Kosovë. Përgatitja e tij akademike dhe profesionale në ShBA i ka mundësuar atij që të jap një kontribut substancial në zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.

Është fatkeqësi që konkurrentë të padenjë kanë iniciuar dhe shfrytëzuar këtë aktakuzë të pabazuar që në mënyrë të organizuar të dëmtojnë karakterin dhe perspektivën zhvillimore të MDA-së në raport me kompanitë private, Institucionet e Kosovës, Organizatat Donatore, si dhe publikun e gjerë.

Dëshmi që nuk ja kanë dalë të realizojnë këtë qëllim janë klientët dhe partnerët tanë të cilët përkundër kësaj situate të krijuar jo vetëm që na kanë mbetur besnikë por na kanë inkurajuar të ecim përpara. MDA do të vazhdojë të punojë me përkushtim të madh dhe profesionalizëm për fuqizimin e sektorit publik dhe privat në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori