Mos konstituimi i institucioneve të vendit tash e tre muaj po paraqet implikime të shumëfishta negative në ekonominë e Kosovës. Mos rishikim i buxhetit, mund t’i shkaktojë humbje direkte rreth 200 milionë euro, rritja ekonomike do të jetë përgjysmë më e vogël, por gjithashtu Kosova po i humb 75 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB).
Përveç këtyre problemeve ekziston mundësia e përsëritjes së eksodit masiv ilegal të qytetarëve, sikurse në vitin 2014-2015.
Kështu mendojnë drejtues të Odave në Kosovë, të cilët shprehen se norma e rritjes ekonomike do të jetë e përgjysmuar nga ajo që është paraparë për këtë vit, ngase do të ndërpriten projektet për investimet kapitale.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka për KosovaPress tha se si pasojë e ngërçit në skenën politike po krijohen pasoja të shumëfishta, të cilat lidhen prej mos tërheqjes së investimeve të huaja direkte e deri tek të hyrat e kufizuara për buxhetin e vendit.
Në vend se të mendohet për krijimin e vendeve të reja të punës, Zeka tha se tash duhet të mendojnë se cilat janë ato vend të punës që do të shkurtohen, do të mbyllen brenda sektorit privat.
“Në vend që të flasim për përmirësimin e situatës sociale dhe rritjen e vendeve të punës, realisht nëse situata nuk përmirësohet shpejt, do të fillojmë të shohim pasojat e mbylljes ekzistuese të vendeve të punës, rritjen e papunësisë dhe rritjen rrjedhimisht të varfërisë. Mos të harrojmë ndoshta për situatën e përsëritjes së vitit 2015 me emigrimet ilegale të një pjese të popullsisë. Të gjitha janë këto pasoja që lidhen me një krizë politike”, theksoi Zeka.
Zeka thotë se për shkak të bllokadës në skenën politike Kosova nuk do të ketë përmbushje të parashikimeve për normën e rritjes ekonomike për 2017, të cilat janë paraparë nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare. Sipas tij, me këtë krizë, norma ekonomike do të jetë rreth 1 përqind.
“Definitivisht nuk do të kemi përmbushje të parashikimeve për normën e rritjes ekonomike për 2017 asaj që është parashikuar nga ana e Qeverisë dhe asaj që është parashikuar të njëjtën kohë edhe nga ana financiare ndërkombëtare… Nëse nuk përmirësohet situata në aspektin politik në mënyrë të shpejt, atëherë natyrisht që do të shohim përgjysmimin e asaj norme të parashikuar për vitin 2017. Ngjashëm ka ndodhur edhe në vitin 2014, ku norma e rritjes ekonomike u përgjysmua prej asaj që ishte parashikuar atë vit”, deklaroi Zeka.
Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK), Ismet Mulaj theksoi se jo stabiliteti politik dhe mos formimi i institucioneve në Kosovë, problemin kryesor e shkakton tek biznesi, për shkak se biznesit i duhet stabilitet politik, i duhet administratë funksionale, i duhet qetësi politike për shkak të investimeve që mund t’i bëjnë bizneset e Kosovës, si ato vendore dhe ato të huaja.
Shtuar kësaj problematike, ai tha se mos rishikim i buxhetit, ekonomisë së Kosovës mund t’i shkaktojë humbje direkte rreth 200 milionë euro, ndërsa, indirekte dëmet mund të jenë shumë më të mëdha.
Mulaj shtoi se një pjesë e projekteve kapitale rrezikohen të ndërpriten në mënyrë automatike, por për një pjesë tjetër të tyre rrezikohet Qeveria të hyjë në penallti.
“Mos rishikimi i buxhetit, mos marrja e vendimeve të duhura, po shkakton që Kosova ‘ti humbas 75 milionë euro që vijnë nga donatorët(FMN-BB). Së dyti rrezikojmë të hyjmë në penalltitë për shkak të mungesës së buxhetit adekuatë për t’i paguar shpenzimet e kontraktorëve, të cilët kanë kryer shërbime të ndryshme për institucionet e ndryshme. Rasti i rrugës “Arbër Xhaferi”, e cila është e kontraktuar nga kompania “Bechtel Enka”, të cilës rrezikohet t’i vonohen pagesat, ku mund të hymë në penallti të ndryshme dhe dëmet ekonomike të Kosovës janë shumë të mëdha”, theksoi Mulaj.
Mukaj ndër të tjera tha se ka raste kur bizneseve vendore po iu krijohen barriera të ndryshme në raport me vendet fqinje, meqë mungojnë mekanizmat e Kosovës që të reagojnë dhe të ndërmarrin veprime të duhura.
Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) thonë se gjendja e krijuar në skenën politike do të stagnoi investimet kapitale, do të bie prodhimtaria dhe eksportet, si dhe nuk do ketë investime të huaja.
Nënkryetari i OEK, Arif Elshani tha për KosovaPress se një shtet ku s’ka stabilitet në skenën politike, nuk mund të ketë shtet funksional, as ekonomi të qëndrueshme, as shëndetësi të mirëfilltë dhe as arsim cilësor.
“Ne kemi ardhur në një situatë që te ne diçka duket se funksionon, por si duhet asgjë nuk funksionon. Kemi një ekonomi të dobët, kemi këto ditë rritje të deficitit të eksportit ku janë afër 13 për qind më pak se vitin e kaluar. Andaj, kjo tregon një faktor kyç që ekonomia e Kosovës është me probleme. Nuk kemi eksport, eksporti kryesisht është nga mineralet. S’ka zhvillim ekonomik, s’ka punësim, nuk na beson askush që të vije të investoj këtu në Kosovë. Kanë stagnuar investimet kapitale dhe Kosova. Unë mendoj se është në një gjendje jo të lakmueshme në këtë moment,ky popull nuk e meriton një gjë të tillë… Derisa ne nuk kemi institucione nuk mund të realizojmë projekte kapitale, nuk mund të rishikohet buxheti dhe ne vijmë në një situatë, ku një ditë nuk do të mund të japim as rrogat… Kjo është një krizë që po ndihet në ekonominë tonë”, deklaroi Elshani.
Ai shtoi se ankesat nga bizneset janë të njëpasnjëshme në OEK dhe nuk ndalen në asnjë moment, derisa nuk ka institucione të reja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje