LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet Marchisio, një muaj jashtë fushe

Lëndohet Marchisio, një muaj jashtë fushe

Kampioni aktual i Italisë, Juventus është vënë në alarm për repartin e mesfushës.

Mesfushori Claudio Marchisio ka pësuar një lëndim dhe do të mbetet jashtë fushave për një muaj.


Marchisio aktualisht ndodhet në Barcelonë për kontrolle mjekësore për shkak që kishte disa probleme në gjurin e majtë.

“Ka lindur nevoja që futbollisti t’i nënshtrohet një terapie specifike dhe një regjimi intensiv për përforcimin e muskujve”.

“Për këtë arsye nuk do të jetë disponibël për 3ose 4 javët e ardhshme”, lexohet në komunikatën për shtyp te klubit italian.

Marchisio do të mungojë kështu në udhëtimin e Barcelonës për takimin e planifikuar në 12 shtator në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa në kampionat do të humbasë ndeshjen në udhëtim ndaj Genoas, Chievos, Sassuolos, Fiorentinës dhe Torinos.

Rikthimi i tij pritet të ndodhë pas datës 27 shtator. /Telegrafi/