LAJMI I FUNDIT:

Komuna që bleu një litër naftë 1.27 euro

Komuna që bleu një litër naftë 1.27 euro
Foto: Arkiv

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se për furnizim me karburante nga viti 2015 Komuna e Leposaviqit ka pasur dy kontrata që kanë mbuluar periudhën deri në tetor të vitit 2016. Sipas këtyre kontratave, çmimi i karburanteve ka qenë 1.27 euro për litër, përkatësisht 1.15 euro për litër. Ndërsa më 03.10.2016 Komuna ka nënshkruar kontratën-kornizë për një vit me çmimin 1.13 euro për litër për të gjitha llojet e karburanteve, shkruan sot, gazeta Zëri.

Gjatë vitit që lamë pas përmes tenderit publik Komuna e Leposaviqit një litër naftë e kishte blerë për 1.27 euro, ndonëse çmimi i naftës në treg ka qenë më pak se një euro.

Shumë shkelje të mëdha ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për Komunën e Leposaviqit për vitin 2016. ZKA-ja ka gjetur se për furnizim me karburante nga viti 2015 Komuna e Leposaviqit ka pasur dy kontrata, të cilat kanë mbuluar periudhën deri në tetor të vitit 2016. Sipas këtyre kontratave, çmimi i karburanteve ka qenë 1.27 euro për litër, përkatësisht 1.15 euro për litër.


Ndërsa më 03.10.2016 Komuna ka nënshkruar kontratën-kornizë për një vit me çmimin 1.13 euro për litër për të gjitha llojet e karburanteve. Aty më tutje thuhet se në kontratë, në Nenin 4.3, thuhet se duhet të merret parasysh edhe ndryshimi i çmimeve sipas berzës. Megjithëkëtë nga Komuna nuk është ofruar dëshmi që është përcjellë ndryshimi i çmimeve.

Sipas Auditorit, mosrespektimi i kushteve të kontratës mund të ndikojë që të paguhet vlera më e lartë sesa është përcaktuar me kushtet e kontratës apo çmimit të tregut. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori