LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: LDK s’ka pse të mos e votojë Veselin për kryeparlamentar (Video)

Sherifi: LDK s’ka pse të mos e votojë Veselin për kryeparlamentar (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka folur për bllokadën politike në vend, teksa edhe sot ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Sherifi ka thënë në RTV Dukagjini se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partnerët e saj nuk kanë arsye të mos e votojnë Kadri Veselin e koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryetar të Kuvendit, shkruan Express.


Sipas Sherifit, nëse kërkohet një qeveri me shumicë shqiptare, koalicioni PAN duhet të merret vesh për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje ose me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.