Në aeroportin e Gjakovës të enjten është bërë realizimi i ushtrimit fushor “Macal 2017”, i cili është projektuar sipas skenarit “Rrëzimi i aeroplanit komercial në Kosovë” ku ishin parashikuar viktima dhe lëndime në masë të udhëtarëve dhe ekuipazhit.
E gjithë kjo është organizuar nga Agjensioni për Menaxhimin e Emergjencave me mandate koordinues qeveritar pjesë e të cilës ishte edhe komuna e Gjakovës me njësitë e saja si reagues të parë në incident që ishin : policia, zjarrfikësit dhe shërbimet medicinale. Ky ushtrim u mbështet dhe u vlerësua nga KFOR-i si dhe institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.
Shefi i sektorit të planifikimi të ushtrimeve në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, Nehat Koqinaj, tha se në këtë skenar gjithçka ishte e planifikuar me dokumente bazë për menaxhimin emergjent.
“Skenari ka qenë që aeroplani me 33 pasagjerë, pilot dhe ndihmës pilot, për shkaqe të problemeve është detyruar të ateroi në aeroportin e Gjakovës, por me problemet e theksuara s’ka ateruar normalisht, por është rrëzuar dhe si pasojë ka lëndime. Lëndimet ndahen në këtë skenar, 5 të lënduar rëndë, 20 të lënduar mesatarisht dhe 5 pa lëndime serioze… Përgatitja e këtij ushtrimi ka shkuar në vijën e saj planifikuese për dy muaj”, tha Koqinaj.
Kjo është hera e parë që në Kosovë Agjensioni për Menaxhimin e Emergjencave realizon një plan të tillë. Ai tha se reagues të parë të këtij incidenti ishin policia, zjarrfikësit dhe shërbimet medicinale apo emergjenca njësi këto nga komuna e Gjakovës. Por pjesëmarrës ishin edhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-i si reagues të tretë.
“Kjo është hera e parë, ndoshta histori e kësaj ngjarje ku AME-ja merr mandatin qeveritar sipas ligjeve dhe rregulloreve për të udhëhequr dhe koordinuar asetet qeveritare dhe ndërkombëtare në incident. Po ashtu është hera e parë, që AME-ja me mbështetjen e KFOR-it realizon një cikël dhe e zbaton ushtrimin në vendngjarje”, theksoi ai.
Ushtrimi fushor gjeti mbështetjen e drejtpërdrejtë edhe nga Komanda e KFOR-it në Kosovë si në aspektin organizativ ashtu edhe në atë implementues.
General Riener Christian, zëvendëskomandant i KFOR-it në Kosovë ka përgëzuar të gjitha organizatat tjera që kanë kontribuar, të cila janë përgjegjëse për të ofruar siguri në gjithë Kosovën. Sipas tij, me e rëndësishmja është se populli i Kosovës mund të ndjehet i sigurt ekipet emergjente.
“Qëllimi i këtij ushtrimi, sikurse çdo ushtrimi tjetër nuk është vetëm që ti trajnojmë organizatat tona dhe pjesëtarët tonë, mirëpo është që ta ngrehim flamurin të tregojmë vetëbesim dhe gjithashtu të ndërtojmë besimin. Unë përgëzoj secilin pjesëmarrës që ishte dhe mund të them se institucionet e Kosovës mund të jenë krenare më ketë organizim, ku edhe populli i Kosovës mund të ndihet i sigurt në rast të emergjencave”, theksoi Riener Christian.
Ky ushtrim kishte për qëllim që të testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për menaxhimin emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare prezent në Kosovë, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit vendor. I gjithë ky incident kishte përmasa të karakterit ndërkombëtarë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit