LAJMI I FUNDIT:

Rrahim Pacolli: Nuk do t’i votojmë kandidatët e PAN-it

Rrahim Pacolli: Nuk do t’i votojmë kandidatët e PAN-it

Shpresat e koalicionit PDK–AAK dhe Nisma (PAN), se do ta merr përkrahjen e deputetëve të partisë së Pacollit, për t’i formuar institucionet, kanë filluar të veniten.

Qëndrimin e nënkryetarit të Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Agim Bahtiri, se partia e tij nuk do ta votojë Veselin për kryetar të Kuvendit, e ka përforcuar edhe deklarimi i sekretarit të kësaj partie, Rrahim Pacolli.


Ai ka thënë për Telegrafin se nuk do ta përkrahin kandidatin e PAN-it për të parin e Kuvendit, dhe se sipas tij, ata si subjekt politik nuk kanë thënë asnjëherë se do ta bëjnë një gjë të tillë.

“Ne kemi qenë për ndryshim. Këta nuk janë ndryshime dhe ne nuk do t’i përkrahim. Kemi qenë për një qeveri gjithëpërfshirëse, mirëpo kjo nuk po realizohet. Ne jemi në koalicion me LDK-në dhe do ta respektojnë partneritetin me ta”, ka shtuar Pacolli.

Ndryshe, sot kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, njëherësh nënkryetar i AKR-së, ka bërë të ditur se AKR–ja mbrëmë ka vendosur që të mos bëjë koalicion me PAN-in. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori