LAJMI I FUNDIT:

Mariah Carey akuzohet nga kritikët për “photoshop” (Foto)

Mariah Carey akuzohet nga kritikët për “photoshop” (Foto)

Në setin e fundit fotografik, Mariah Carey tregoi se ka një trup të mrekullueshëm pavarësisht moshës 47-vjeçare, por shumë persona mendojnë se këngëtarja ka përdorur sërish “photoshop”.

Mariah pozoi “topless” për revistën “PAPER”, duke mbuluar gjoksin me flokët e saj dhe duke treguar një elegancë që nuk ishte parë në koncertet e fundit të saj.


Kjo bëri që mbi këngëtaren të vërshonin komentet e pakëndshme.

“Hahaha… boll modifikove fotot. Je qesharake. Prano trupin tënd ose shko në palestër”, shkruan njëri nga ndjekësit e saj në Instagram.

Carey ka qenë në sy të kritikëve për shkak të peshës. /TCH/Telegrafi/