LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Moskoordnimi me LDK-në për zgjedhjet lokale, dëmton kredibilitetin e bashkëpunimit

Kusari-Lila: Moskoordnimi me LDK-në për zgjedhjet lokale, dëmton kredibilitetin e bashkëpunimit

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kandidatja nga ‘Alternativa’ për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se koalicioni LAA ka pasur Marrëveshje-Diskutim, për koordinim të mbështetjes së kandidaturave për zgjedhjet komunale të 22 tetorit, mirëpo në momentin e fundit LDK ka vepruar si subjekt.

Në intervistë për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, Kusari-Lila ka rikonfirmuar deklarimet e bashkëpartiakut të saj Ilir Deda, se me LDK-në kanë pasur biseda për koordinim të mbështetjes së kandidaturave të përbashkëta, por që në moment të fundit kanë vepruar ndryshe.

“Është e vërtetë që ne me LDK-në kemi pasur një bisedë. Të gjithë kemi qenë të vetëdijshëm që afatet për koalicione parazgjedhore për koalicione për zgjedhjet lokale kanë kaluar derisa sa ne kemi qenë duke u marrë me atë se çfarë po ndodhë në Parlament, porse kemi pasur një Marrëveshje-Diskutim që të kemi të paktën kandidatura të përbashkëta. Përderisa këto (Marrëveshje) nuk u finalizuan, në fakt shkuan edhe më larg. Shembull, në Gjakovë LDK-ja që insistonte të kemi një kandidat të përbashkët, në fakt të mbështeste kandidaturën time, pastaj, në momentin e fundit e vënë një kandidat tjetër. Edhe me AKR-në ka pasur diskutime por që nuk ka pasur finalizim deri në fund, por që në fund u tregua prapëseprapë se partitë e bëjnë atë që është në interes të vetin, por secili veprimet t’i mbajë në ndërgjegje dhe të shohim se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve lokale”, tha kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.


Kusari- Lila duke folur për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, ka thënë se të tilla veprime nuk e rrezikojnë garën e saj për Gjakovën porse e dëmtojnë kredibilitetin e bashkëpunimit.

“Për ne ky veprim nuk e konsiderojmë se na rrezikon aspak, porse dëmton kredibilitet të bashkëpunimit”, ka shtuar Kusari –Lila.

Mimoza Kusari-Lila në këtë intervistë ka folur edhe për numrin e vogël të kandidateve femra për kryetare të komunave në këto zgjedhje.

Ajo i ka ftuar gratë për më shumë guxim, ndërsa liderët e subjekteve politike i ka porositur që të japin më tepër hapësirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori