Trupi i femrës pa kokë është gjetur në një gji afër Kopenhagës ku policia daneze e kërkonte gazetaren suedeze Kim Wall, zhdukjen e së cilës e kishte lajmëruar familja e saj.
Trupi pa kokë, këmbë dhe duar u zbulua vetëm disa orë pasi që ndërmarrësi danez Peter Madsen (46) i dyshuar për vrasjen e 30 vjeçares i kishte thënë policisë sa ajo kishte vdekur derisa ishte me ta në nëndetësen e tij.
Madsen (46) pohon se Wall kishte vdekur në mënyrë aksidentale dhe se pas kësaj ai e kishte lënë në det, duke ndërruar deklaratën e mëparshme se si ajo ishte gjallë kur kishte zbritur në Kopenhagë. Trupin e kishte vërejtur një çiklist i cili kishte kaluar nëpër gjirin Koge, pikërisht në vendin ku kishte thënë Maden se e kishte “lëshuar” trupin e gazetares së vdekur, transmeton gazetametro.net.
Wall ishte parë për herë të fundit më 10 gusht në nëndetësen “UC3 Nautilus” të cilën e kishte ndërtuar Madsen, por ai deri të hënën kishte insistuar se mbrëmjen e njëjtë ajo kishte zbritur në kontinent.
Madsen-in e kishte marrë marina daneze më 11 gusht kur nëndetësja e tij ishte fundosur në port. Familja e Kim’it kishte lajmëruar policinë për zhdukjen e saj, ndërsa hetuesit danez kanë kumtuar se kanë gjetur prova se nëndetësja ishte fundosur me qëllim, me siguri që Madsen t’i fshehë gjurmët e vrasjes, e jo për shkak të prishjes, siç ka pretenduar ai.
Wall ishte gazetare “freelance” suedeze e cila jetonte në dy adresa, në Nju Jork dhe në Kinë, dhe kishte raportuar për New York Times, Guardian, Time dhe Wise. Në nëndetësen e Madsen’it kishte shkuar në mënyrë që të shkruajë një tregim për një ndërmarrës dhe pronarin të një nga nëndetëseve më të mëdha private në botë, të gjatë 18 metra, në të cilën kishte financuar së paku 200.000 dollarë.
Madsen, pas arrestimin i kishte thënë policisë se nuk e kishte vrarë gazetaren, por e kishte zbarkuar në afërsi të restorantit në një ishull të afërt disa orë para fundosjes. Mirëpo, tani e ka ndërruar tregimin, por ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur dhe përse është vrarë Kim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Izraeli godet ndërtesën e përdorur nga Hezbollahu në Liban
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe