LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimi i trurit po shkatërrohet nga mënyra si prindërit po i rrisin fëmijët

Zhvillimi i trurit po shkatërrohet nga mënyra si prindërit po i rrisin fëmijët

Prindër, kemi lajme të mira dhe të këqija për ju! Lajmi i mirë është se keni të drejtë – fëmijët ditëve të sotme janë kopilë të vërtetë! Por lajmi i keq është se për këtë mund të jeni fajtor vet ju.

Ekspertët thonë se stilet moderne të rritjes së fëmijëve janë duke u shkaktuar fëmijëve shumë probleme mendore, transmeton Telegrafi.

Sipas psikologëve, ja çfarë ka shkuar gabim gjatë viteve të fundit:


Fëmijët nuk kanë shumë kohë për të luajtur

Sipas Dr. Peter Gray, sasia e kohës të cilën fëmijët e shpenzojnë në kohë të lirë është zvogëluar dukshëm në dekadat e fundit. Fëmijët sot shpeshherë fjalosen me prindërit për lirinë e tyre.

“Ne mund të mendojmë se jemi duke i mbrojtur, por faktikisht jemi duke ua zvogëluar kënaqësinë, ndjenjën e tyre të vet-kontrollit dhe jemi duke i parandaluar të zbulojnë dhe eksplorojnë gjëra të cilat u pëlqejnë. Kësisoj, njëkohësisht jemi duke i rritur mundësitë e tyre të vuajnë nga ankthi, depresioni dhe çrregullimet tjera”, thotë Gray.

Fëmijët e sotëm shpenzojnë mesatarisht 44.5 orë para ekraneve në javë. Por kjo nuk është se ata janë dembelë, por thjeshtë se prindërit i shfrytëzojnë ekranet – si televizori e celularët – si mënyrë për t’i qetësuar të vegjlit.

Normalisht dhënia e celularit fëmijës për të luajtur është mënyrë më e lehtë për ta qetësuar sesa të dilni të ecni me fëmijën, por kjo vetëm sa po dëmton fëmijët tuaj. /Telegrafi/