Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, një ditë pasi ish- kryeministri Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë, ka kujtuar momentet interesante nga puna me Rexhepin.
Ajo në profilin e saj në Facebook ka shkruar se shefi i qeverisë së parë të vendit, ka qenë shumë njerëzor dhe sipas saj e ka përbuzur hierarkinë.
Më tutje, Çitaku ka treguar rastin se si Rexhepi ia kishte dhënë asaj mundësinë që ta pranoj udhërrëfyesin për vizat, ndonëse zakonisht e pranonte dikasteri që e drejtonte ai.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë:
“Shumë do të doja të jem sot në Prishtinë. Me u përshëndetë edhe një herë me doktorrin. E kam pasë mik, ma shumë se kolegë. Kemi qenë ekip ?. Nejse, jo në futboll. Aty kemi qenë kundërshtar të përbetuar. Ai me Real Madridin, une me Barcelonën. Mos vet. Nuk ka ndodhë me pasë lojë mes dy ekipeve tona e që më pas të mos të jetë shndërru në betejë mes nesh. Çdo golë e Ronaldos është shoqëru me një SMS ngacëmues prej Bajramit ” qysh je Vlorë? ” pastaj, në rastin ma të keq për mua, atë të humbjes së Barcelonës, ka pasuar një SMS i tipit ” ani de…bile ju e patët posedimin e topit 60-40″ .
Kur e pata organizuar një pritje si Ministre e Integrimeve Evropiane, me rastin e ditës së Evropës, me 9 Maj 2011, Bajrami nuk erdhi. U pata prekë pak. E thirra në telefon. Dok, pse nuk erdhe, i thashë. ” Pashë Zotin Vlorë, a hajgare po ban me neve a??? Po ti na e lodhe krytë qysh nuk duhet me qenë ditë pushimi e feste dita e Evropës, e tash kishe po boj party ”
Se ma kur këmbngulja për miratimin e ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit në hapsira publike….luftë e kemi pasë. Luftë. Ani kur ja nisa me pi unë cigare prap pas disa vitesh….nuk ka lanë fjalë pa më thanë.
Po është pikërisht ky Bajram, i cili, kur jemi ftuar në Bruksel për të pranuar udhërrëfyesin e shumëpritur për vizat, më patë thanë ” Vlorë, udhërrëfyesin do ta pranosh ti. Ti je e re. Unë jam në perëndim të karrierës. Mua më ke krah, më ke ushtarë, po në ballë do të jesh ti” Kjo, përkundër faktit që në të gjitha vendet e rajonit, udhërrëfyesi ishte pranuar nga Ministri i Punēve të Brendshme. Dhe kështu ka qenë gjithmonë. Në çdo vizitë apo takim, brenda apo jashtë vendit, Bajrami më ka vendosë në ballë.
Bajrami ka qenë njeri, mbi të gjitha. Njerëzor ka qenë me të gjithë. Ka përbuzur hiearkinë dhe formalitetin.
Sot do të doja të jem në Prishtinë. Ia kemi një kafe borxh njëri-tjetrit.
Kur isha në Kosovë në Prill, e thirra në telefon. Qëlloi në spital duke bërë punën që e deshi më së shumti. Ishte e premte. Më tha që gjatë fundjavës do të vije në Prishtinë, dhe do të shiheshim për kafe.
Kafen nuk e pimë kurrë. Bajrami psoi sulm në tru. Shkova e pashë në spital. Ishte pa ndjenja. Nuk u përshëndeta me të. Shumë besova që kam me e pa prap.
Dok, në lojën e fundit, Reali na sakatoi. Kisha pasë qef me ta dhanë këtë lajm…edhe shumë lajme tjera….
” Kush nga ju është pa mëkat, le të hedhi gurin i pari…” është krejt çka kam për të thënë për secilin që të gjykon sot.
Unë kam me të kujtu përjetë” (sic)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët