LAJMI I FUNDIT:

Range Rover Evoque që lansohet më 2019, shumë elemente të ngjashme me modelin Velar (Foto)

Range Rover Evoque që lansohet më 2019, shumë elemente të ngjashme me modelin Velar (Foto)

Prodhuesi britanik Range Rover, gjatë tërë kohës është duke bërë përpjekje që ta zgjerojë familjen Evoque.

Gjenerata e re që do të dalë nga kjo linjë e prodhimit pas dy vitesh, do të ketë shumë ndryshime dhe nuk do të ngjajë aq shumë me paraardhëset, transmeton Telegrafi.

Mësohet se ky SUV do të jetë i bazuar në modelin Velar, që është më i vogël, por i aftë të lëvizë nëpër të gjitha terrenet.


Deri më tani, vetëm reporterët e kanë parë teksa testohej në një rrugë të hapur, ndërsa besohet se mund të ketë rreth 300 kuajfuqi. /Telegrafi/