Një ankesë e Prokurorisë ka bërë që vendimi me të cilin Bajram Pajaziti, vëllai i dëshmorit Zahir Pajaziti, ishte shpallur i pafajshëm në akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare të prishet dhe rasti të rigjykohet nga gjykata e shkallës së parë pasi janë gjetur shkelje të ligjit penal.
Bajram Pajaziti dhe Bajram Azemi në mars të këtij viti ishin shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës për akuzën e keqpërdorimit të detyrës në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Prokuroria i ngarkonte Pajazitin e Azemin lidhur me një vendim për marrjen e pensionit për familje të dëshmorit.
Gjykata Themelore e Prishtinës kishte refuzuar pretendimin e Prokurorisë duke i gjetur të pamjaftueshme provat e paraqitura dhe duke i liruar të akuzuarit.
Të pakënaqur Prokuroria Themelore e Prishtinës paraqitën ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa kjo e fundit gjeti shkelje në aktgjykimin e Themelores.
“Gjykata e Apelit gjen se ky aktgjykim është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se aktgjykimi i shkallës së parë nuk është përpiluar në përputhje me dispozitën e Kodit të Procedurës Penale sepse Gjykata e shkallës së parë nuk ka paraqitur në mënyrë të qartë dhe të plotë se cilat fakte dhe për çfarë arsye i konsideron të vërtetuara dhe të pavërtetuara”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.
Sipas aktakuzës, Bajram Azemi, në cilësinë e kryesuesit të Divizionit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në Departamentin për Familjet e Dëshmorëve Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile, si dhe i akuzuari tjetër, Bajram Pajaziti në cilësinë e drejtorit në po të njëjtin departament, kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, duke i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm Rexhep Haxhës.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Bajram Azemi e ka nxjerrë një vendim me anë të të cilit Rexhep Haxhës i njihet e drejta në pension të familjeve të dëshmorëve, për djalin e tij të ndjerë Bahri Haxha.
Pajaziti dhe Azemi ngarkoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, me pretendimin se Rexhep Haxhës i kanë sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm në shumë prej 13,900,98 euro.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti