LAJMI I FUNDIT:

Kalenderi hyn në histori të automobilizmit shqiptar

Kalenderi hyn në histori të automobilizmit shqiptar

Liridon Kalenderi është automobilisti i parë shqiptar që e fiton një garë të disiplinës malore e vlefshme për Kampionatin Evropian.

Ai ka triumfuar në garën që u mbajt në Saint Ursane të Zvicrës. Me Mitsubishi Evo IX, Kalenderi ka dominuar absolutisht në të dyja vozitjet e garës.


Shtegun me gjatësi prej 5.6 kilometrash e ka kaluar me kohën e përgjithshme prej 4:38.704 minuta (përfshirë të dyja vozitjet), duke krijuar epërsi bindëse prej 30 sekondave ndaj të dytit, çekut Tomas Vavrinec, i cili udhëheq në plasmanin e përgjithshëm në Grupin N dhe është kandidati më serioz për titullin e kampionit.

“Jam shumë i kënaqur me suksesin e arritur, i cili realisht nuk ka qenë aspak i lehtë të arrihet. Përveç investimeve të mëdha, unë edhe kam rrezikuar shumë, por kjo është natyra ime. Gjithmonë jam optimist, kam besuar se mund të arrij këtë sukses dhe fatmirësisht ia dola”, ka thënë Kalenderi pas fitores historike.

Ai ka theksuar se, po të lejonin kushtet atmosferike me shumë gjasë do ta thyente edhe rekordin e shtegut, nga i cili e ndau vetëm një sekondë.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori