Catherine Deneuve (73) tërë jetën ndjek pesë rregulla: Prandaj është njëra ndër femrat më të bukura të botës!
Catherine është ikonë mode, muzë e shumë regjisorëve të famshëm dhe femër shumë e bukur e cila – edhe pse “shkel” në decenien e tetë – nuk plaket.
Këshillat e saj nuk mund të jenë më të thjeshtat, mirëpo ajo është shembull i qartë që janë shumë efikase.
Është e njohur për rolet fantastike në filmat gjatë viteve ’60 dhe ’80 të shekullit të kaluar, por edhe për dukjen suptile dhe bukurinë e cila i ka rezistuar kohës, transmeton Telegrafi.
Ylli francez tërë jetën u është përmbajtur rregullave të caktuara kur është fjala për dukjen, ndërkaq këto pesë i ka ndarë si ato që e kanë bërë kështu siç është – njërën ndër femrat më të bukura të botës!
1. Kuroni dhe mbroni lëkurën
“Jemi rritur ashtu që gjithmonë kemi qenë të kujdesshëm ndaj rrezeve të diellit. Nëna ime më ka tërhequr vërejtjen që kur kam qenë e vogël që duhet patjetër të mbroj mirë lëkurën e fytyrës. Mendoj që për këtë shkak edhe lëkura ime është ende në gjendje të mirë. Përherë hidratoni lëkurën gjatë ditës, mirëpo nuk jeni të detyruara çdo natë”.
2. Ujë me limon
“Çdo mëngjes pi limonadë pa sheqer. Nuk e pastron edhe aq organizmin, por mendoj që është e shkëlqyeshme për lëkurë dhe bardhësinë rreth syve”.
3. Dukja natyrale
“Gjithmonë kam vënë pak grim madje shumë të lehtë. Pak a shumë edhe duke u plakur, mendoj që më mirë është të vëmë grim të thjeshtë dhe të lehtë”. Prandaj, Catherine konsideron që duhet theksuar vetullat, mirëpo nëse ka intervenim, atëherë është rasti për vizatimin e tyre.
4. Pa parfume, askund!
Aromat janë shumë të rëndësishme për femrën.
5. Kujdesi për flokët me preparate natyrale
“Pasi nuk jam bionde natyrale, jam ngjyrosur dhe vetvetiu patjetër jam detyruar të orientohem në kujdesin për flokët. Natyrisht, me preparate natyrale”, ka zbuluar Catherine. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Adoleshentët pendohen kur fillojnë të bëjnë seks shumë herët: Kjo është mosha ideale për të filluar seksin
Brekë të”zgjuara” që të mbrojnë modestinë e meshkujve në publik
Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë