LAJMI I FUNDIT:

Makolli: Ultimatumi i Pacollit nuk ishte tentim për dalje nga koalicioni

Makolli: Ultimatumi i Pacollit nuk ishte tentim për dalje nga koalicioni

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka deklaruar se ultimatumi i Behgjet Pacollit ka qenë më shumë për ta bashkuar opozitën sesa për ta braktisur koalicionin LAA. Ai e sheh të arsyeshme edhe rritjen e presionit ndërkombëtar për ta tejkaluar këtë bllokadë politike.

Ka skaduar ultimatumi i presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, drejtuar Isa Mustafës dhe Albin Kurtit që brenda 10 ditëve të arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë, në të kundërtën qëndrimi i tij në koalicionin LAA nuk ka kurrfarë kuptimi. Por, palët nuk kanë arritur kurrfarë marrëveshjeje, pavarësisht këtij afati 10-ditor.


Megjithatë sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se ultimatumi i Pacollit ishte dhënë më shumë për të reflektuar, sesa ndonjë tentim për të dalë nga koalicioni.

“Opozita nuk është duke reflektuar, prandaj më shumë ky ultimatum ka qenë për ta bashkuar opozitën”, ka shtuar Makolli, duke sqaruar se ultimatumi synon të shpëtojë vendin nga vonesa e formimit të institucioneve.

Ai ka shtuar se Kosova aktualisht është në një situatë shumë të pafavorshme.

“Nëse dikush e do shtetin e vet, atëherë nuk do të duhej lejuar që ta lërë shtetin pa pozicion”, ka theksuar Makolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori