LAJMI I FUNDIT:

Rabini që kishte parashikuar tri luftëra, 23 vite më parë kishte deklaruar se lufte me Korenë e Veriut do të jetë e tmerrshmja (Video)

Rabini që kishte parashikuar tri luftëra, 23 vite më parë kishte deklaruar se lufte me Korenë e Veriut do të jetë e tmerrshmja (Video)

Rabini Levi Saadia Nahmani, qysh në vitin 1994 kishte parashikuar që lufta mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut do ta shtyjë botën drejt apokalipsit.

Ky parashikim rrëqethës asokohe shumëkujt i tingëllonte si e pabesueshme për faktin se Koreja e Veriut nuk posedonte armë bërthamore, dhe nuk përbënte kërcënim për askënd përveç Koresë së Jugut, transmeton Telegrafi.


Por, Nahmani kishte paralajmëruar: “E dini çfarë do të ndodhë? Koreja!” Ky parashikim është dokumentuar edhe me një video të filmuar në vitin 1994.

Asokohe në Korenë e Veriut sundonte Kim Jong-il, babai i liderit aktual Kim Jong-un. Vetëm disa muaj më parë kishte ndërruar jetë Kim Il-sung.

Ky vend ishte zotuar se do të zhvillojë armë bërthamore, megjithatë askush nuk i kishte marrë seriozisht derisa ata kryen testet e para të armëve bërthamore gjatë vitit të kaluar.

Por, Nahmani ka thënë se – do të jetë diçka më zi sesa Holokausti.

Vetëm disa muaj para vdekjes ai kishte bërë këtë parashikim të frikshëm, por fjalët e tij duhet marrë seriozisht për faktin se kishte parashikuar dy luftërat izraelito-arabe, si dhe luftën e parë të Gjirit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori