LAJMI I FUNDIT:

Padi penale ndaj kërçovarit për shitje të paligjshme të drogës (Foto)

Padi penale ndaj kërçovarit për shitje të paligjshme të drogës (Foto)

Stacioni policor në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër R.V (40) nga Kërçova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pas kontrollit në shtëpinë e R.V, mbrëmë policia nga Kërçova ka gjetur dhe ka konfiskuar materie me ngjyrë të gjelbërt (sigurisht marihuanë) në masë prej një kilogram, pluhur të bardhë (sigurisht drogë) në masë prej 20 gramëve dhe tre plumba të kalibrit të ndryshëm”, thonë nga MPB.

Inspektorët policorë gjithashtu kanë gjetur dhe konfiskuar edhe lëndë tjera për shfrytëzimin e drogës. I padituri R.V, në mënyrë joligjore i ka mbajtur në shtëpi, që sipas policisë ka pasur qëllim t’i shesë në Kërçovë.


Nga MPB thonë se materialet e konfiskuara janë dorëzuar për ekspertizë në Shkup./Telegrafi/