LAJMI I FUNDIT:

Mendonte se kishte probleme me akne kur iu shfaq një shenjë në fytyrë, më vonë e kuptoi të vërtetën rrëqethëse (Foto, +18)

Mendonte se kishte probleme me akne kur iu shfaq një shenjë në fytyrë, më vonë e kuptoi të vërtetën rrëqethëse (Foto, +18)

Kur Marisha Dotson 28-vjeçe nga Tenesi i Shteteve të Bashkuara kishte vërejtur disa ndryshime në hundë, ishte e bindur se bëhet fjalë për ndonjë lloj akne dhe kështu nuk ishte brengosur shumë.

Por, ajo filloi të ndryshojë mendim kur këto “akne” u dyfishuan dhe u zgjeruan nëpër gjithë fytyrën, transmeton Telegrafi.

Pas shumë analizave, në vitin 2014 mjekët e zbuluan se ajo vuante nga një lloj kanceri të lëkurës, që nuk metastazon në nyjet limfatike dhe se nuk prek organet vitale.


“Aknet që mu shfaqen në fytyrë nuk më janë dukur diçka serioze. Ishin të kuqe sikur puçrrat, por ato filluan të rriten dhe zgjerohen në gjithë fytyrën, dhe aty e kuptova se nuk bëhet fjalë për puçrra. Kështu kërkova ndihëm e dermatologut i cili pas shumë analizave konstatoi se vuaj nga një lloj kanceri”, ka deklaruar Dotson për të përditshmen angleze Metro.

Duke marrë parasysh se Dotson për muaj të tërë i kishte neglizhuar “aknet” dhe për muaj të tërë nuk kishte shkuar te mjeku, ata i dhanë vetëm 20 për qind të gjasave që t’i shpëtojë më të keqes nëse i nënshtrohet operacionit që ka zgjatur plotë 15 orë, ku si pasojë i kanë hequr pjesën më të madhe të hundës.

Për fat të keq pas ndërhyrjes së parë kirurgjike, nuk pati edhe aq efekt, pasi  asaj iu rikthye kanceri në pjesë tjera të fytyrës, dhe kështu mjekët u detyruan të ndërmarrin një vendim të vështirë. Ata i prenë një pjesë të nofullës kurse shumicën e indeve dhe lëkurën nga hunda ai eliminuan plotësisht.

Kirurgët gjithashtu u detyruan t’ia heqin kockat në disa pjesë të fytyrës, tetë dhëmbë dhe indet nën sy. Ajo gjithashtu ka një vrimë të madhe në anën e majtë të fytyrës.

Për tu ushqyer ajo tani përdor dhëmbë të implantuar, dhe pa ata nuk mund të kafshoj pasi që shumë eshtra në fytyrë i mungojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kur mbahej një minutë heshtje për Holokaustin, eurodeputeti polak: Le të lutemi për viktimat e gjenocidit hebre në Gaza

Kur mbahej një minutë heshtje për Holokaustin, eurodeputeti polak: Le të lutemi për viktimat e gjenocidit hebre në Gaza

Evropa
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi

Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi

Serbia
Eurodeputeti slloven nominon Muskun për Çmimin Nobel për Paqe

Eurodeputeti slloven nominon Muskun për Çmimin Nobel për Paqe

Amerika
Më herët e kishte kritikuar Trumpin, tani Pentagoni po e “ndëshkon” gjeneralin Mark Milley

Më herët e kishte kritikuar Trumpin, tani Pentagoni po e “ndëshkon” gjeneralin Mark Milley

Amerika
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Kalo në kategori