Lëvizja Besa: Nëse nuk zbardhen proceset e montuara gjyqësore, Qeveria do të përballet me reagim të fuqishëm qytetar (Video)
Reformat në organet e drejtësisë nuk kanë filluar ende, hapi i vetëm është iniciativa për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Marko Zvrlevski. Nga njëra anë kjo tregon se po punohet në drejtimin e kthimit të shtetit të së drejtës, ndërsa nga ana tjetër kemi një pesimizëm të qytetarëve se reformat në drejtësi aq të paralajmëruara nga shumica parlamentare as që kanë nisur, deklarojnë nga Lëvizja Besa përmes Telegrafi Maqedoni.
Lëvizja Besa potencon se vetëm shkarkimi i tij, nuk do t’i zgjidh problemet e prokurorisë publike, të cilat janë shumë më të vjetra se periudha e qeverisjes së Zvrlevskit. Mbi të gjitha, Kryeprokurori duhet të përgjigjet më shumë për atë që s’ka bërë, e do të duhej ta bënte sipas kompetencave dhe përgjegjësive që kishte. Vlerësimet e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, analizat dhe studimet që janë bërë nxjerrin në pah konstatimin se prokurori dhe prokuroria janë nën ndikimin e politikës ashtu si edhe shumë institucione tjera shtetërore.
”Përveç dyshimeve për punën e prokurorit që janë të përgjithshme, ka edhe dyshime për veprimet e tij veçanërisht për rastet që kanë të bëjnë me shqiptarët. Në opinion publik haptazi flitet për procese të montuara gjyqësore, viktimë e të cilave janë kryesisht shqiptarët. Këto raste të montuara politike nuk kanë filluar me Marko Zvrlevskin. Shqiptarët në vazhdimësi kanë qenë të përndjekur dhe ndaj tyre janë montuar procese gjyqësore për qëllime politike, dhe jo vetëm!
Insistojmë që sa më parë të zbardhen rastet e njohura si Sopoti dhe Montra, si dhe shumë raste të tjera dhe fajtorët e vërtetë të vihen para drejtësisë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Duhet një herë e përgjithmonë të përfundojë koha kur shqiptarët janë fajtorët kujdestarë dhe gjah i proceseve të deformuara gjyqësore që udhëhiqen nga qëllimet politike të atyre që këtë shtet e konsiderojnë si pronë të tyre. Në këtë rast, neglizhenca dhe bashkëpunimi i faktorit politik shqiptarë në qeveri është e pafalshme.
Andaj, jo rastësisht sot kanë nisur të zbehet edhe besimi në Prokurorinë Speciale e cila ka filluar të funksionojë sipas drejtësisë selektive, duke klasifikuar rastet varësisht nga interesat politike të partive në pushtet”, kumtojnë ga Lëvizja.
Nga Lëvizja Besa shtojnë se do të angazhohen maksimalisht që të zbardhen të gjitha proceset e montuara gjyqësore, të zbardhen aferat korruptive ku përfliten akterë të lartë politik të cilët edhe tani janë pjesë e qeverisë. Në të kundërt, reagimi qytetar do të jetë i fuqishëm dhe Besa do të jetë në ballë të organizimit për të ndaluar drejtësinë selektive e cila është në dëm të shqiptarëve, e në dobi të politikanëve të korruptuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit