LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Qytetarët së shpejti do të shfrytëzojnë tarifën e lirë të energjisë elektrike çdo ditë

LSDM: Qytetarët së shpejti do të shfrytëzojnë tarifën e lirë të energjisë elektrike çdo ditë

LSDM-ja përmes një kumtese thekson se qytetarët e Maqedonisë së shpejti do të do të shfrytëzojnë tarifën e lirë të energjisë elektrike çdo ditë dhe se Qeveria e re intenzivisht po i zbaton reformat e premtuara, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM mbetet e angazhuar plotësisht në zbatimin e masave që do të përmirësojnë kualitetin e jetës së qytetarëve. Në atë drejtim, Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka marrë iniciativë dhe i ka intensifikuar aktivitetet për sjelljen e tarifës së lirë të rrymës në çdo ditë pune, ka dy orë. Me atë realizohet edhe një nga masat kryesore të parapara në programin parazgjedhor të LSDM-së dhe Programit të Qeverisë së re dhe ajo që është premtuar së shpejti do të bëhet realitet për qytetarët”, thonë nga partia në pushtet.


Ata gjithashtu shtojnë se me kursim dhe punë të përgjegjëshme të ndërmarrjeve shtetërore ELEM dhe MEPSO do të sigurohen kushte për sjelljen e tarifës së lirë, me çka masa e ndërmarrë nuk do ta dëmton askënd.

“Qytetarët së shpejti do të mund të shfrytëzojnë nevojën reale për tarifën e lirë të rrymës gjatë ditës
dhe gjatë fundjavës. Të gjithë qytetarët do t’i ndjejnë përfitimet nga kjo masë sidomos familjet që
janë nën përkujdesje të ndihmës sociale”, theksojnë nga LSDM.

Ndërsa në fund shtojnë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon të punojë përgjegjshëm, me transparencë dhe në interes të qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori