LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca e Kuvendit për në orën 15:00

Shtyhet seanca e Kuvendit për në orën 15:00

Seanca e tetë pas së cilës duhet të vazhdojë e gjashta, në të cilën do të votohet për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvrlevski, në vend që të fillojë në orën 11 është shtyrë për orën 15, njoftojnë nga Kuvendi i Maqedonisë.

Në rend dite në seancën e tetë është propozim-vendimi për emërimin e zëvendës sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Maqedonisë.

Mes pikave tjera në këtë seancë janë edhe disa propozim-vendime të dorëzuara nga deputetët e opozitës për ndryshime dhe plotësime Kodit Penal, Ligjit për përmbarim, ndryshime në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale dhe propozime tjera.


Në kuadër të seancës së gjashtë duhet të votohet për shkarkimin e kryeprokurorit Marko zvrlevski, pasi mbrëmë mbaroi diskutimi për këtë pikë./Telegrafi/