LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite hap kufirin me Katarin

Arabia Saudite hap kufirin me Katarin

Arabia Sudite ka thënë se do të hapë kufijtë me Katarin për të mirëpritur besimtarët nga vendet e Gjirit Arab, për të marrë pjesë në pelegrinazhin e sivjetmë të Haxhit.

Ky ka qenë hapi i parë drejt thyerjes së akullit në mes të dy vendeve fqinje të Lindjes së Mesme, prej muajit qershor pasi, Arabia Saudite dhe disa vende të tjera të Gjirit i mbyllën kufijtë me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të grupeve ekstremiste.

Përmes një deklarate nga agjencia zyrtare saudite e lajmeve, është thënë se kufiri në Salwa do të hapet për qytetarët e Katarit duke u mundësuar pjesëmarrjen në pelegrinazh, dhe mund të kalojnë në këtë vend, pa ndonjë leje të veçantë.


Ky lajm ka ardhur, pas një takimi që është mbajtur me trashëgimtarin e fronit të Arabisë Saudite, Princin Mohammed Bin Salman dhe sheikun e Katarit, Abdullah bin Ali bin Abdullah bin Jassim al-Thani.

Katari i ka akuzuar sauditët për politizim të Haxhit, duke shprehur shqetësime rreth pengesave që po hasin banorët e Katarit për të qenë pjesë e pelegrinazhit të sivjetmë. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori