LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia kërkon partneritet strategjik nga Gjermania

Maqedonia kërkon partneritet strategjik nga Gjermania

Në suaza të vizitës së sotme në Gjermani, zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani realizoi takim me Ministrin shtetëror për Evropën në kuadër të Ministrisë për punë të jashtme të Gjermanisë, Michael Roth.

Zv.kryeministri Osmani, në takim shprehu falënderim të madh për përkrahjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e Gjermanisë për çështjen e euro-integrimeve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti me iniciativën e Procesit të Berlinit, por edhe për përkrahjen e dretëpërdrejtë bilaterale që pranon Republika e Maqedonisë nga Gjermania, përcjell Telegrafi Maqedoni, ‘Në këtë drejtim, përcjell iniciativën e Qeverisë së RM, për krijim të partneritetit stratehgjik ndërmjet Maqedonisë dhe Gjermanisë, me çka përkrahja juaj e vazhdueshme do të fitonte edhe dimension formal’, tha Osmani, duke shtuar se një partneritet i tillë do të ishte një përshpejtues i rëndësishëm për proceset e integrimit të Republikës së Maqedonisë.

Ai poashtu informoi Ministrin gjerman për atmosferën e re politike në Maqedoni, duke cekur gatishmërinë dhe përkushtimin maksimal të Qeverisë së re për zbatimin e reformave, duke përmendur Planin 3-6-9. Krahas zbatimit të reformave, Osmani përmendi edhe mbylljen e dy çështjeve kyçe në aspekt të mosmarrëveshjeve me shtet fqinje që gjithashtu ishin frenues të proceseve integruese: nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe miratimi nga ana e Qeverisë i Propozim ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve që pritet të miratohet edhe në Kuvend.


Përveç takimit qendror me Ministrin shtetëror për Evropën, Michael Roth, Ministri Osmani pritet të realizojë takime edhe me disa përfaqësues të lartë të shtetit gjerman, si dhe me përfaqësues të rëndësishëm të organizatave joqeveritare dhe në secilën prej tyre pritet të kërkojë përkrahje për synimet euro-atlantike të Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori