LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Gjuha shqipe dhe Marrëveshja me Bullgarinë çështje të kryera, tani jemi të përqëndruar te emri i vendit

Osmani: Gjuha shqipe dhe Marrëveshja me Bullgarinë çështje të kryera, tani jemi të përqëndruar te emri i vendit

Qeveria e Maqedonisë në periudhën e ardhshme do të përqëndrohet në çështjen e emrit me qëllim të përshpejtimit në rrugën euroatlantike, ka theksuar sot zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Kjo çështje më mbetet prioritet i Qeverisë. Ne përmbyllim dy çështje kryesore, çështjen e gjuhës dhe marrëveshjen me Bullgarinë. Tani kemi energji të përqëndrohemi në çështjen e emrit. Presim në atë rrugë të kemi më shumë miqë dhe prandaj i gjithë aktiviteti i kësaj Qeverie është me të gjitha shtetet, por edhe me shtetin fqinj jugor dhe me fqinjët tjerë.

Ta shfrytëzojmë këtë klimë pozitive të cilën e ka shteti në rajon, në Bruksel, në vendet anëtare të BE-së dhe t’i mbyllim çështjet si dhe të bëjmë kthim substancial në drejtim të eurointegrimit”, tha Osmani duke iu përgjigjur para medias në takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve nga Ballkani Perëndimor.


Në lidhje me zbatimin e reformave urgjente me prioritet të parapara me Planin 3-6-9, Osmani ka theksuar se ndjehet i kënaqur nga dinamika e realizimit, pavarësisht bllokimit të Kuvendit.

Sot (15 gusht 2017) në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, kishte të ftuar Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori