LAJMI I FUNDIT:

A do t’i shpëtojë sot Zvrlevski shkarkimit?

A do t’i shpëtojë sot Zvrlevski shkarkimit?

Debati i Kuvendit në kuadër të seancës së gjashtë për shkarkim të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë Marko Zvrlevski do të vazhdojë sot (15 gusht), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së edhe dje pasdite kanë zhvilluar debatin me replika dhe kundër replika, Ata vlerësuan se, qëllimisht forsohet ky debat në Kuvend, siç theksuan, të shpërqendrohet opinioni nga temat aktuale, si borxhi, zjarret, strategjia për refugjatët, deponia në Strugë, Marrëveshja me Bullgarinë.

Deputetët e shumicës në Kuvend paralajmëruan se do të heqin dorë nga fjalimet e tyre me qëllim që më shpejtë legalisht të shkarkohet Zvrlevski dhe të zgjidhet prokurori i ri publik shtetëror që të fillojë reformat në gjyqësi.


Për deputetët e opozitës kërkesa është e pabazë dhe e paargumentuar. Ata u referohen nenit 8a nga Kodi zgjedhor me të cilin, siç thonë, është theksuar se të gjithë procedurat për emërim dhe shkarkim të funksionarëve nuk guxojnë që të ndodhin kur janë shpallur zgjedhje. Në pajtueshmëri të kësaj, porosisin, nuk ka mundësi për shkarkim të Zvërlevskit para 16 tetorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori