Sindikata e Bashkuar e Arsimit paralajmëron greva në shtator në rast të mos reflektimit të institucioneve lokale në realizimin e kërkesave të tyre.
Drejtues të arsimit në nivelin lokal, veprimet e SBASHK-ut që gjithnjë përmes grevës t`i realizojnë kërkesat e tyre, i cilësojnë si egoiste. Në Ministrinë e Arsimit thonë se nuk do të ketë greva në arsim, pasi kjo çështje do të zgjidhet me dialog.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit sërish ka paralajmëruar greva me fillimin e vitit të ri shkollor.
Kjo me arsyetimin se institucionet lokale dhe ato qendrore nuk janë duke reflektuar në realizimin e kërkesave të kësaj Sindikate që janë: dhënia e tri pagave suplementare, dhënia e tri pagave me rastin e pensionimit të mësimdhënësve, pagesa e shujtës prej 2 eurove, si dhe pagesa prej 70% e udhëtimit të mësimdhënësve udhëtarë në arsim. Kërkesa këto që sipas drejtuesve të SBASHK-ut janë legjitime me Kontratën Kolektive të Arsimit të ri nënshkruar më 18 prill të këtij viti.
Madje, drejtues të SBASHK-ut, mbajtjen e grevave përgjatë muajve të vitit shkollor e arsyetojnë me reflektimin e institucioneve.
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, tha se derisa këto kërkesa janë për mësimdhënës pse asnjëherë nuk janë bërë gjatë muajve ndoshta korrik-gusht kur nuk ka humbje të procesit mësimor.
“Po, fatkeqësisht kështu do të ishte mirë, po qeveritë lokale edhe pas dhjetëra apeleve tona për dialog nuk kanë reflektuar. Dhe ata reflektojnë zakonisht po them fatkeqësisht vetëm atëherë kur bllokohet i tërë sistemi arsimor”, tha ai.
Udhëheqësit e arsimit në Mitrovicë, tregojnë se këto kërkesa të SBASHK-ut tash e një kohë realizohen për mësimdhënësit e kësaj komune. Madje veprimet e SBASHK-ut që gjithnjë përmes grevës të realizohen kërkesat e tyre, drejtues të arsimit në Mitrovicë i cilësojnë, si egoiste.
Skender Avdiu, drejtor i Arsimit në Mitrovicë, tha se ka zbatuar udhëtimin për mësimdhënës, do të thotë 70 për qind e udhëtimit paguhet nga DKA në Mitrovicë, si dhe pagat përcjellësve dhe pagat jubilare.
“Neve na mbetet që të diskutojmë dhe të gjejmë hapësirë për pagesën e shujtës ditore edhe mësimdhënësit duke e ditur buxhetin e Kosovës, nuk do të ishte mirë që kërkesat t`i parashtrojnë ndoshta përmes grevës”, tha ai.
Në Ministrinë e Arsimit besojnë se nuk do të ketë greva, pasi sipas tyre kjo çështje do të zgjidhet me dialog.
Faton Fetahu nga Ministria e Arsimit, deklaroi për RTK-në, se edhe vet përfaqësuesit e SBASHK-ut janë të vetëdijshëm që këto kërkesa nuk mund të realizohen që tani për shumë arsyeje.
”Ata e dinë që planifikimi buxhetor i komunave nuk është në gusht por është një vit i tërë i planifikimit financiar që duhet të bëhet dhe të koordinohet në bashkëpunim me MASHT për tu dërguar pastaj në MF. Planet tona janë që në bashkëpunim me SBASHK-un dhe komunat të sigurojmë që planifikimi financiar të ndodhë sipas afateve që përcakton MF dhe këto afate fillojnë nga muaji shtator”, tha ai.
Madje drejtues të SBASHK-ut kanë paralajmëruar se do të dërgojnë edhe padi në gjykatën gjegjëse për mosrealizimin e kërkesave të tyre nga ana e institucioneve lokale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri