Media gjermanofone mbi dëmet financiare të bllokadës politike në Kosovë si edhe frikën që ekziston në vendet e Ballkanit pas kthimit të xhihadistëve e mungesës së programeve të risocializimit.
Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Kosova nuk ka ende qeverinë e saj. Në një analizë të gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (14.08) vërehet se ka dështuar disa herë konstituimi i parlamentit të ri.
“Situata e ‘patt-it” në Kosovë nuk do të thotë, se në Kosovë është pezulluar jeta dhe se publiku i ndjek duke u dridhur zhvillimet në parlament në Prishtinë. Sezoni i verës sjell si çdo vit dhjetëra-mijëra kosovarë në vendlindje, që vizitojnë të afërmit ose shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar….e për Kosovën vizitorë të tillë janë të rëndësishëm, sepse me shpenzimet e tyre ata i japin jetë turizmit dhe gastronomisë…por megjithëse jeta vazhdon, bllokada politike i kushton shumë financiarisht Kosovës”, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”.
Duhet qeveri me mbështetje të gjerë
“Neue Zürcher Zeitung” i referohet një shifre të përmendur nga afaristi i njohur Bexhet Pacolli, sipas të cilit Kosova ka humbur 138 milionë dollarë nga fondet monetar, kjo për shkak se nuk funksionojnë institucionet. “Jo vetëm kampet politike janë tejet të armiqësuara, krahas problemeve ekonomike kronike dhe vështirësive sociale, janë për t’u zgjidhur çështje delikate të politikës rajonale, të cilave mund t’u japë zgjidhje vetëm një qeveri me mbështetje të gjerë”, shkruan gazeta.
NZZ i kushton vëmendje edhe dialogut me Serbinë dhe zgjidhjes së çështjes së asociacinit të komunave serbe duke theksuar se këtu Kosova ka nevojë për një diskutim të brendshëm.
“Duhet që të ecë përpara kompensimi ndërmjet Beogradit e Prishtinës, më së miri të bëhet hap cilësor, në rast të tillë Kosova ka nevojë për një qeveri të fortë. Nëse zgjedhjet e reja do ta përmirësojnë gjendjen, kjo nuk dihet”, shkruan NZZ.
Ndërsa gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nën titullin “Xhihad vajtje ardhje” (14.08) i kushton vëmendje frikës nga kthimi i luftëtarëve që kanë shkuar të luftojnë për të ashtuquajturin “Shteti Islamik” në vendet e Ballkanit. Prej vitesh shtohen në Ballkan tendencat që e bëjnë të dukshëm kthimin e islamit tradicional, shkruan FAZ. Një shenjë për këtë janë xhamitë jashtë ndikimit të bashkësisë fetare mylsimane, ku predikohet një islam radikal.
“Disa nga këto shërbejnë edhe si qendra rekrutimi për luftëtarët e IS-it dhe femrat, nuset e luftëtarëve që i bashkohen ‘Shtetit Islamik’….kjo nuk shqetëson vetëm vendet ballkanike. Kur vetë vendet perëndimore me institucione efektive zor se e dinë se çfarë ndodh në xhamitë e tyre, atëherë kjo vlen më shumë për vendet e Ballkanit me administratë të dobët”, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Po pas burgut ç’ndodh me xhihadistët?
Shqetësim ka ngritur edhe një artikull plot urrejtje i botuar në numrin e korrimut të revistës “Rumiyah” të IS-it, botimi në gjuhën boshnjake. Aty bëhet thirrje për të vrarë myslimanët e moderuar dhe myftinjtë e tillë para grave dhe fëmijëve të tyre. FAZ citon artikullin ku thuhet “se ne betohemi tek allahu, se allahu nuk vlerëson gjë tjetër më shumë, se të vrasësh ata që e kanë deformuar besimin e tij dhe duan ta shkatërrojnë nga brenda islamin.”
Paralajmërime të tilla shqetësojnë autoritetet edhe sepse një pjesë e xhihadistëve është kthyer në vendet e Ballkanit, shkruan FAZ. “Proceset gjyqësore në Kosovë, Serbi, Bosnje kanë përfunduar vërtet me dënime të larta. Por ekspertët e sigurisë vërejnë se nuk është bërë asgjë për të penguar radikalizimet e të burgosurve të tjerë. Po ashtu nuk ka asnjë koncept për një mbikqyrje të efektshme të terroristëve të liruar nga burgu apo programe risocializimi”, shkruan “Rumiyah”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles