LAJMI I FUNDIT:

Për të shkuar në shkollën, nxënësit detyrohen ta kalojnë lumin e rrëmbyeshëm (Video)

Për të shkuar në shkollën, nxënësit detyrohen ta kalojnë lumin e rrëmbyeshëm (Video)

Sezoni i shirave ka bërë që një lumë në Himachal të Indisë, të ketë nivel të lartë uji dhe të rrjedh rrëmbyeshëm.

Por, kjo nuk i ka ndaluar disa nxënës që ta kalojnë atë dhe të shkojnë në shkollë me kohë, duke mos humbur asnjë orë të vetme, transmeton Telegrafi.


“Derisa në vende tjera, për disa centimetra ujë më shumë mbyllen shkollat, kjo nuk ndodhë edhe në Indi”, është një koment lidhur me rastin.

Të tjerë janë shqetësuar për fatin e fëmijëve, të cilët kanë mundur të rrëzohen dhe të pësojnë gjatë kalimit nëpër lumin që ndodhet në një pjesë periferike. /Telegrafi/