LAJMI I FUNDIT:

Ujësjellësi kërkon nga Komuna e Prishtinës t’ia paguajë borxhin prej rreth 2.5 milionë euro

Ujësjellësi kërkon nga Komuna e Prishtinës t’ia paguajë borxhin prej rreth 2.5 milionë euro

Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës ta kryejë transferimin rreth 2.5 milionë eurosh, në bazë të marrëveshjes të cilën e kishte nënshkruar kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, për subvencionin e Fabrikës së Ujit në Shkabaj.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në vitin 2011 nga kryetari i Komunës dhe menaxhemntit të Bankës Gjermane – KFW-së dhe menaxhmentit të “KRU Prishtina” sh. a, e cila kishte paraprë transferimin prej 5 milionë euro, në llogarin e “KRU Prishtina”.


“KUR Prishtina” përmes një kërkese drejtuar Komunës së Prishtinës, kërkon të transferoher pjesa e mbetur e shumës totale.

Gjithsej shuma për këtë marrëveshje ishte 5 milionë euro, ku komuna deri më tash në xhirollogarinë e Ujësjellësit ka transferuar vetëm 2 milionë e 553 mijë euro.

“Komuna e Prishtinës ka transferuar mjete montare për këtë projekt në vlerë prej 1,553, 000.00 me datë 13.06.2013 dhe 1,000,000.00 me datë 19.10.2016, por ka mbetur pa transferuar (pa paguar) edhe pjesën tjetër në vlerë prej 2,447,000.00”, thuhet në kërkesën e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina, raporton Insajderi.

Fabrika për përpunimin e ujit në fshatin Shkabaj është përurua në mars të këtij viti.

Ndërkohë kryetari i komunës, Shpend Ahmeti kishte thënë se me përurimin e kësaj fabrike Prishtina do të ketë ujë 24 orë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori