LAJMI I FUNDIT:

INPO: Rreth 60 % e qytetarëve të Prishtinës të kënaqur me punën e Shpend Ahmetit 

INPO: Rreth 60 % e qytetarëve të Prishtinës të kënaqur me punën e Shpend Ahmetit 

Qytetarët e Prishtinës në përgjithësi janë të kënaqur me shërbimet komunale, punën e kryetarit të komunës dhe drejtorive komunale, derisa në listën e pakënaqësive dominojnë mungesa e parkingjeve publike, pamundësia për të lëvizur lirshëm në trotuare, mirëmbajtja e rrugëve, si dhe mungesa e aktiviteteve sportive dhe rinore. Negativisht është vlerësuar edhe puna e Kuvendit Komunal.

Kështu thuhet në raportin “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”, i publikuar sot nga Organizata Iniciativa për Progres

Albulena Nrecaj, drejtoreshë ekzekutive në INPO, tha se mesatarja e aritmetike e kënaqshmërisë me të gjitha shërbimet komunale është 58.37 për qind, ndërsa mesatarja e pa kënaqshmërisë 34.23 për qind.


“Më shumë se tre e katërtat e qytetarëve të Prishtinës janë të kënaqur me shërbimet e administratës komunale. Pajisja me dokumente të gjendjes civile, leje ndërtimore, leje biznesi vlerësohet të jetë efikase. 76 për qind të qytetarëve janë të kënaqur apo shumë të kënaqur me shpejtësinë dhe saktësinë e marrjes së këtyre shërbimeve”, ka thënë ajo.

Në raport thuhet se cilësia e arsimit para-universitar është vlerësuar e kënaqshme nga qytetarët. 60 për qind janë deklaruar të kënaqur apo shumë të kënaqur, ndërsa 31 për qind kanë shprehur pa kënaqshmërinë me cilësinë e arsimit para-universitar.

Shpend Mustafa, hulumtues në INPO, tha se më shumë se gjysma e prishtinasve janë të kënaqur me shërbimet shëndetësore që ofrohen nga QKMF-ja.

Po ashtu infrastruktura e ambienteve shkollore sipas tij, vlerësohet pozitivisht nga qytetarët.

Mustafa tha se në përgjithësi qytetarët janë të kënaqur me shërbimet e ndërmarrjeve publike lokale, apo rajonale që bëjnë furnizimin me ujë dhe grumbullimin e mbeturinave.

Ai shtoi se numri i shesheve dhe parqeve në Prishtinë është i kënaqshëm për më shumë se gjysmën e qytetarëve.

Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Administratës së Pushtetit Lokal, tha se komuna e Prishtinës ka treguar efikasitet me një trend pozitiv.

Ajo tha se në këtë komunë ka transparencë të lartë prej 90 për qind.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se të gjitha këto vlerësime do të ndikojnë para planifikimit buxhetor për të ardhmen. Ai tha se këto assesi nuk do t’i japin luks udhëheqjes komunale, por do të punojnë edhe më tej për ngritjen e nivelit të shërbimeve administrative.

Nushi siguroi se në mandatin e dytë të mundshëm të kryetarit Shpend Ahmeti do të eliminohen edhe pakënaqësitë e qytetarëve për parkingjet dhe hapësirat lëvizëse në trotuare. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori